Reali pret Shakhtarin për herë të parë në Santiago Bernabeu

Sport

10462964 10154266031909832 526259085776535649 n 1
Reali i Madridit e nis këtë sezon të Champions League duke pritur në Santiago Bernabeu, ukrainasit e Shakhtar Donetsk. Ndeshja e parë për të dyja skuadrat, të cilat bëjnë pjesë në Grupin A, transmetohet eskluzivisht vetëm në Tring Sport 2 High Definition. Madrilenët e Rafa Benitez vijnë pasi shkatërruan 6-0 Espanyolin në fundjavë.
Pasi shënoi pesëgolëshin e dytë në karrierë, Cristiano Ronaldo duket i karikuar më shumë se kurrë gjatë këtij fillim-sezoni. Benitez, i cili do të bëjë pa James Rodriguez dhe brazilianin Danilo, shpreson pikërisht te forma e portugezit për ta nisur mbarë këtë edicion.
Edhe nga ana tjetër, skuadra e Mircea Lucescut vjen pas një fitoreje të thellë prej 5-0 në kampionatin ukrainas. Por ndryshe nga madrilenët, Shakhtari nuk ka asnjë shqetësim lëndimesh dhe në fushë atyre do t’u rikthehet kapiteni Darjo Srna, i cili ndeshjen e fundit nuk e luajti për shkak pezullimi kartonësh.
Tekniku Rafa Benitez ka këmbëngulur se ky takim duhet marrë seriozisht, pasi Shakhtar pas 11 vitesh në Champions, ka fituar eksperiencën e duhur dhe mund të bëjë edhe surprizën.