Reali mposhtet nga Rayo Vallecano, Zizou i kërkon ndjesë tifozëve!

Sport

 

Zinedine Zidane u detyrua t’i kërkojë ndjesë tifozëve të tij, kjo pasi Reali i Madridit u mund 1-0 nga Rayo Vallecano, skuadër që po lufton për mbijetesë në fund të tabelës së klasifikimit. Në sfidën e javës së 35-të të La Ligas, Los Blancos vinin me plot ndryshime në formacion. Zizou e nisi me Courtois në portë, Varane-Vallejo në qendër të mbrojtjes, Modric, Llorente, Kroos dhe Ceballos në mesfushë dhe në sulm Mariano-Bale, pra një rreshtim 4-4-2. Mungesat e Benzema, Odriozola dhe Ramos detyruan Zidane-in për këto lëvizje, lëvizje që nuk prodhuan asgjë pozitive. Reali pësoi gol nga penalltia me Embarban dhe më tej nuk arriti as të barazonte. Kjo ishte humbja e 10-të sezonale për Los Blancos dhe Zidane tha se me të tillë lojë skuadra nuk shkon dot askund. Trajneri francez u shpreh se për të ardhmen gjërat do të vendosen në tre javët e fundit të kampionatit. Të gjithë janë në testim dhe sipas Zizou-së, objektivi është që skuadra ta mbyllë me denjë këtë sezon tejmase të vështirë. Por ndërkohë nga klasifikimi i kampionatit spanjoll ra në sy këtë fundjavë fakti se të gjitha skuadrat që duelojnë për kupat e Evropës humbën. Getafe u mund nga Real Sociedad 2-1, Sevilla u mposht nga Girona 1-0 dhe Valencia u mund po 1-0 nga Eibari. Në Spanjë ka disa javë që vendi i katërt mbetet në diskutim. Bileta e fundit për në Champions League diskutohet nga Getafe, Sevilla dhe Balencia që kanë 55, 55 dhe 52 pikë.