Reali mbetet pa ‘Topa të Artë’ pas…

Sport

topi i arte
Mes shumë efekteve që ka shkaktuar kalimi i Ronaldos tek Juventusi, për Real Madridin ekziston edhe një mjaft kurioz që ndodh pas një kohe të gjatë. Eshtë një statistikë prestigjoze, që tashmë mungon për herë të parë pas 18 vjetësh duke e bërë Realin më pak “galaktik”. Pikërisht, madrilenët do ta nisin sezonin e ri pa pasur në radhët e tyre një fitues të “Topit të Artë”. Dicka e pazakontë, sidomos që prej fillimit të mijëvjecarit të ri, që përkon me epokën e presidentit Perez. Dhe pak rëndësi ka nëse Modric apo Varane, pas Botërorit të mirë që zhvilluan, mund të kenë shansin të sjellin këtë vlerësim në “Bernabeu”. Fakt është që sezoni 2018-2019 do të fillojë pa një fitues efektiv të cmimit më prestigjoz që jepet për lojtarët.

ronaldo topi
Në sezonin 2000-01 ishte Luis Figo që përuroi këtë traditë, pasi u bë protagonist i një prej transferimeve më kontroversë të viteve të fundit, duke kaluar nga Barcelona te Real Madridi. Dhe e kishte fituar cmimin në 2000-shin, pas sezonit të kaluar në “Kamp Nou”. Një vit më pas i takoi Zidane të pasuronte edhe më shumë kontigjentin e “Topave të Artë”. Francezi në fakt e kishte marrë atë cmim në 1998-n, kur vishte fanelën e Juventusit. Në 2002-shin, Figos dhe Zidanit i bashkohet Ronaldo. Akoma jo Cristiano, por braziliani që vinte nga Interi dhe ishte fitues i cmimit në po atë vit. “New entry” në 2004 bëhet Michael Owen, i cili zëvendëson Figon dhe i bën shoqëri Ronaldos dhe Zidane, falë “Topit të Artë” të fituar në 2001-shin. Në 2006-n, me Ronaldo brazilinin ende pjesë të madrilenëve, vjen radha e Fabio Canavaros. Mbrojtësi italian e fitoi cmimin në janar 2007-s dhe për dy sezone do të jetë i vetmi përfaqësues mes “Topave të Artë”. Me lamtumirën e tij nga Madridi përkojnë ardhjet e Kaka’ dhe Cristiano Ronaldo, të dy fitues të cmimit prestigjoz respektivisht me Milanin dhe Manchester United. Braziliani nuk do të arrijë të përsërisë veten. Kurse Ronaldo po. Madje për 4 herë, duke shkruar historinë. Ndonëse tani duke shkuar te Juventusi, e privoi Realin për herë të parë nga rekordi i vogël, por prestigjoz.