Reali i Madridit prej disa ditësh spekulohet se do të bëjë përpara për të transferuar Eden Hazard nga Chelsea, por nëse belgu nuk arrihet dot, Los Blancos e kanë gati alternativën. Sipas burimeve të Sky-Sports, 13 herë kampionët e Evropës do të angazhojnë brazilianin e West Hamit, Felipe Anderson. 25-vjecari u transferua vitin e kaluar nga Lazio për 38 milionë euro. Në 35 ndeshje që ka luajtur për West Hamin ai ka shënuar 9 gola dhe 5 asiste duke treguar një rendiment fantastik edhe pse shumëkush dyshonte se ai do të ambientohej lehtë me futbollin anglez.
I aftë për të luajtur në të dyja krahët e sulmit, Anderson di të mbulojë edhe rolin e organizatorit. Në fakt te Lazio mbulonte më së shumti këtë rol. Sigurisht aftësitë e tij nuk janë të njëjtat me ato të Eden Hazard, por cilësitë e shfaqura deri më tani premtojnë tepër për t’u përmirësuar. Sipas gazetës AS, Hazard mund të mos arrihet për shkak të bllokimit të merkatos që do të vuajë Chelsea. Nga ana tjetër Anderson cilësohet si më i përballueshëm për bilancet e klubit. West Ham mund ta lëshojë kartonin e tij për së paku 70 milionë, krahasuar me mbi 150 që mund të duhen për Hazardin.