Álvaro Odriozola do të jetë lojtari i parë i epokës Lopetegui te Reali i Madridit. Los Blancos e bënë me dije këtë përmes një komunikate për shtyp. Madrilenët njoftuan arritjen e marrëveshjes me Real Sociedad, mbi bazën e 40 milionë eurove dhe 22-vjecari do të veshë fanellën e bardhë. Mbrojtësi i krahut të djathtë lakohet si një talent me goxha prespektivë dhe në San Sebastian, atje ku edhe ka lindur, ka qenë idhull i tifozerisë së Sociedadit. Sikurse njoftoi klubi i Realit të Madridit, Odriozola ka nënshkruar me 13 herë kampionët e Evropës një kontratë 6-vjecare. Gazetat spanjolle e kanë analizuar këtë lëvizje të Realit si tërësisht të ndikuar nga opinioni dhe dëshira e trajnerit Lopetegui.
Pikërisht ky i fundit i pati mundësuar baskut debutimin me Spanjën. E njëjta lëvizje dhe qaje me lojtarë të cilët Lopetegui i njeh mirë thuhet se do jetë edhe për të tjerë gjatë kësaj merkatoje të Realit që duket se do jetë me shumë lëvizje. Ndërkohë përmes një komunikate për shtyp, klubi i Sociedadit ka dashur ta falenderojë 22-vjecarin për kontributin dhe i ka uruar atij fat në Bernabeu, atje ku disa nga elementët e fundit të transferuar vitin e kaluar, hasën mjaft vështirësi, këtu emrat që përmenden janë Ceballos, Theo Hernandez apo Jesus Vallejo.