Reali i Madridit, skuadra e 5-të që shkon dy here radhazi në finale

Sport

dfdf

Goli i Iscos në minutën e 42-të, pas një veprimi fantastik të Benzemasë, i dha Realit të Madridit vulën finale për të synuar trofeun e 12-të të Champions League-ës. Tanimë përpara, madrilenët kanë shansin të rishkruajnë historinë. Me plot 500 gola të shënuar në këtë trofe, ku më tepër se 100 i ka shënuar vetëm Ronaldo, Reali synon të thyejë pengesat e fundit që kanë damkosur fituesit e këtij kompeticioni. Që prej vitit 1992, kur formati i Champions League-ës u ndryshua si më sot, asnjë skuadër fituese nuk ka arritur ta mbrojë titullin kampjon duke u rishpallur e tillë në sezonin pas-ardhës. Si fillim në vitet e para të këtij trofeu, ishte krejt tjetër histori. Reali i Madridit ishte i pari klub që e mbrojti këtë titull për plot 5 sezone me radhë në vitet 60-70-të. 7 skuadra e realizuan të njëjtin sukses. Benfica, Interi, Milani, Ajaxi, Bayerni, Liverpooli dhe Nottingham Forest, shkruan gjithashtu historinë. Por me ndryshimet e fillim-viteve ’90-të, Champions League-a ka një kapitull të ri, të cilin ende s’e ka shkruar asnjë skuadër. Deri më sot, 4 skuadra kanë shkuar dy herë radhazi në finale, por kanë dështuar ta fitojnë atë. Milani, Ajaxi, Juventusi dhe Barcelona kanë qenë vetëm 90 minuta larg arritjes së këtij suksesi. Por në Madrid tifozët besojnë fort se nëse ka një skuadër që mund ta thyejë edhe këtë tabu, ai është Reali, klubi më i titulluar në Evropë.