Reali i Madridit në ankth për të ardhmen e Marcelos dhe Modricit

Sport

Marcelos dhe Modricit
Në fillim ishte Zidane, më pas Ronaldo, Kovacic, dhe tanimë Marcelo dhe Modric. Lëvizjet e fundit të merkatos e kanë trazuar së tepërmi ambientin madrilen, teksa Presidenti Florentino Perez ka bërë thirrje për mbështetje maksimale te organika që ata kanë. “Ronaldo kërkon Marcelon te Juventusi” ishte lajmi që raportoi Tuttosport të enjten, po në të njëjtën ditë u raportua edhe që portugezi ia kishte dalë t’i merrte ish-klubit të tij, fizeoterapistët. Sipas raportimeve në Itali, braziliani Marcelo ka pasur kontakte me drejtuesit e Juventusit. Tuttosport e bazonte lajmin te një intervistë e dhënë dikur nga 30-vjecari, i cili e shprehte dëshirën për të luajtur me Zonjën e Vjetër përpara se ta mbyllte karrierën. Në sezonin e tij të 13-të me Los Blancos, Marcelo duket jo dhe aq në largim nga Bernabeu. Për të paraprirë një trazirë dhe largim në masë, sipas gazetës AS, Florentino Perez i është drejtuar lojtarëve me një letër të hapur, ku i shprehte atyre mbështetje maksimale. Megjithatë pikëpyetjet rrethojnë situatën e Modricit, ku ai thuhet se ka në tavolinë një kontratë të majme nga Interi. Ndërkohë, kur jemi më pak se 1 javë larg super-kupës së Evropës, Mateo Kovacic u zyrtarizua si largimi i radhës nga skuadra. Kroati kompletoi huazimin te Chelsea, atje ku trajneri Sarri i ka premtuar një rol prej titullari.