Reali i Madridit mohon të ketë ofruar 310 milionë për Neymarin

Sport

real madrid
Reali i Madridit u detyrua të përgënjeshtrojë lajmet se Los Blancos kanë paraqitur një ofertë konkrete për brazilianin e PSG-ës, Neymar Jr. Radio-Televizioni Spanjoll raportoi të hënën se sipas burimeve të saj, madrilenët kishin ofruar plot 310 milionë euro për shërbimet e 26-vjecarit. Prej kohësh po spekulohet rreth një lëvzije të tillë për yllin e Selecciaos dhe televizioni Spanjoll ka këmbëngulur se tanimë gjërat janë konkrete. Sipas raportimit të saj Neymarit do t’i ofrohet një kontratë 7-vjecare me pagë 45-milion euro në sezon. Sidoqoftë përballë këtij raportimi, Reali i Madridit ka nxituar menjëherë të përgënjeshtrojë gjithcka.

neyar

Përmes një deklarate publike 13 herë kampionët e Evropës e kanë cilësuar si totalisht të pabazë lajmin e raportuar nga Radio-Televizioni Spanjoll. “Duam të bëjmë me dije se ky informacion është absolutisht i pavërtetë” shkruante në komunikatën e saj klubi madrilen që nga ana tjetër shprehte indinjatën se kjo mënyrë raportimi vinte nga televizioni publik, një rrjet që supozohet të jetë tërësisht profesional dhe në krahun e së vërtetës. Komunikata e klubit gjeti mjaft diskutime mes tifozëve ndërsa menjëherë gazetat sportive e kanë përdorur për të sulmuar redaksinë e Radio-Televizionit publik spanjoll.