Reali i Madridit i ´kënaqet´ eliminimit të skuadrave të mëdha në botëror

Sport

real madrid
Eliminimi i Spanjës, Portugalisë apo dhe Gjermanisë nga botërori nuk është dhe aq lajm negativ për Realin e Madridit, përkundrazi, Los Blancos, të cilët tashmë drejtohen nga Julen Lopetegui do të kenë mundësi të kenë yjet e tyre më herët në fazën përgatitore për sezonin që do të nisë. Sipas rregullit te Reali, lojtarët do të kenë 1 muaj pushim pas eliminimeve në botëror. Kështu 10 janë emrat që do t’i rikthehen skuadrës më përpara, kjo për shkak të eliminimit të La Rojas, Portugalisë, Marokut, Costa Ricas dhe Gjermanisë. Keylor Navas, Tony Kroos dhe Achraf Hakimi rikthehen në javën e fundit të korriku.

julen

Carvajal, Ramos, Isco, Nacho, Asensio dhe Lucas Vazquez që zhgënjyen me Spanjën, pritet të kthehen në bazë më 1 gusht, po në këtë datë pritet edhe golshënuesi historik i Realit, Cristiano. Lopetegui do të ketë kështu mundësinë të punojë me këta lojtarë më herët se sa parashikohej në fillim. Synimi kryesor mbetet mirë-organizimi i skuadrës për testin e parë serioz që fillon më 15 gusht në Talin të Estonisë në Super-Kupën e Evropës. Ndërkohë sezoni nis disi më përpara me ndeshjet miqësore të turneve veror, ku në plan janë përballje me Manchester United-in, Juventusin dhe Romën.