Reali kërkon të transferojë Mohamed Salahun, kështu të paktën sipas ish-sulmuesit egjiptian Mido. Sipas 35-vjecarit, ish lojtar të Ajaxit, Marseille-ës, Romës dhe Tottenhamit, Salah i përshtatet më së miri lojës që aplikon Reali dhe do të ishte një përforëcim ideal për sulmin e Los Blancos. Vetëm 1 vit pas transferimit nga Roma, Salah ka shkëlqyer me plot 40 gola në 45 ndeshje të luajtura. “Të gjithë e kemi parë këtë sezon vështërsinë që kanë patur Gareth Bale dhe Karim Benzema për të qenë në nivelet e Ronaldos. Salah ka qenë në të atilla nivele dhe them se ai do përshtatej më së miri atje” – ka thënë Mido për portalin King-Fut.
Sipas Midos, Salah është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave që ka pasur futbolli egjiptian dhe mosha që ka vetëm 25-vjec, bën të mendosh se kapaciteti i tij maksimal është ende përpara për t’u arritur. I vlerësuar më shumë se 100 milionë euro, Salah spekulohet të jetë në garë për Topin e Artë, gjithmonë nëse Liverpool ia del së paku të dalë në finale. Por këtu Mido shprehet disi me pasiguri. “Druaj se ai do të dështojë të fitojë trofe te Liverpooli, por gjithsesi individualisht besoj se do të shpërblehet” – ka thënë Mido. Aktualisht Salah mbetet në lojë për cmimin e Këpucës së Artë dhe me botërorin përpara shanset janë që ai të jetë kundërshtari i vetëm i Ronaldos për lojtarin e vitit.