Reali duket se ka shpenzuar miliona euro më pak se Barcelona…

Sport

rmd
Që prej vitit 2014-të, Reali i Madridit ka shpenzuar 383 milionë euro më pak se Barcelona. Eshtë ky bilanci i një llogarie të marrë përsipër nga gazeta AS në Spanjë, e cila krahasonte shifrat e shpenzuara nga klubet më të mëdha në La Liga. Më parë Reali i Madridit ishte një klub që vetëm blinte lojtarë. Dikur të pagëzuar si “Galaktikët” pikërisht për këtë gjë, strategjia duket se ka ndryshuar. Me 101 milionë euro, Gareth Bale rezulton blerja e fundit më e shtrenjtë e Realit, e konkretizuar 6 vite më parë. Më pas vijnë James Rodriguez me 80 milionë dhe Vinicius me 45 milionë. Por edhe pse nuk ka shpenzuar shumë në organikë, Reali ka arritur të marrë maksimumin nga investimet e mëparshme duke korrur tre suksese radhazi në Champions League.

images

Gazeta AS thekson se plani tashmë në Madrid është të investohet më shumë te rimodelimi i stadiumit Santiago Bernabeu. Perez ka arritur një marrëveshje për huazimin e 575 milionë eurove pikërisht për këtë pjesë. Pra paratë që klube të tjera po shpenzojnë maksimalisht te organika tanimë te Reali po shpenzohen për stadiumin. Më konkretisht. Prej vitit 2014-të Barcelona ka shpenzuar 384 milionë euro më tepër se madrilenët. Pasi larguan Neymarin për 222 milionë, ata afruan Dembelen dhe Coutinhon për 305 milionë euro. Malcom, Langlet dhe Arthur bëjnë pjesën tjetër. Prej 2014-ës e deri më sot Barca ka shpenzuar 877 milionë euro për merkato kundrejt 493 milionëve që ka shpenzuar Reali, shifra këto të jashtëzakonshme për klube të tjera mbarë Evropës.