Real Sociedad vs PSG, TS2 HD, 21:00

Sport

Imanol Alguacil, trajneri I Real Sociedad:

“Kam një mesazh për tifozët që nuk besojnë në përmbysjen tonë. Dua të them se ata nuk e kuptojnë futvollin…jo vetëm në Champions League, por edhe në Kupën e Botës, apo në çdo kampionat tjetër, janë kualifikuar skuadra me disavantazh edhe më të madh se ky që duhet të përmbysim ne. S’kam asnjë dyshim, që nëse luajmë ashtu sikurse bëmë orën e parë në Francë, atëherë skuadra është e aftë për të realizuar një gol. Më pas, me mbështetjen e tifozëve, mund të shënojmë edhe golin e dytë, e ta kalojmë situatën në anën tonë. Mendoj se do të jetë një ndeshje e hapur, megjithëse ndonjëherë, nuk ndodh ajo që parashikohet. Në aktin e parë, nuk ishim të aftë ta menaxhonim situatën deri në fund. Sidoqoftë, gjithçka mund të ndodhë edhe pas minutës së 70-të. Për këtë arsye them se nuk është domosdoshmëri që të shënojmë shpejt. Gjëja më e rëndësishme është të jemi aty, ndërsa më pas, detaje të vogla mund të peshojnë në anën tonë, ashtu sikurse ndodhi me ta në duelin e vajtjes. Nëse shënojmë një gol, jam I bindur se me mbështetjen e audiencës që do të kemi me vete, do të japim gjithçka për të shënuar edhe tjetrin. Mbappe? Nëse ai do të luajë, do të jetë I freskët dhe ne e dimë potencialin e tij. Mirëpo, nëse nuk luan, atëherë do të aktivizohet një tjetër lojtar me plot talent. PSG është një skuadër e mbushur me plot futbollistë të nivelit të lartë, e për më tepër që kanë edhe një trajner si Luis Enrique, të cilin e admiroj dhe që na njeh shumë mirë. Kam respect maksimal për Enriquen. Ai është një trajner I madh.

 

 

 

 

Take Kubo, sulmuesi i Real Sociedad:

“E vërteta është se kemi nevojë që skuadra të jetë në formën më të mirë të mundshme, sepse do të luajmë ndaj një prej ekipeve më të forta në Europë. Në ndeshje të këtij niveli, është e rëndësishme që të mos anashkalosh asnjë detaj. Duhet të bëjnë diferencën më fazën sulmuese. Pas rezultatit të ndeshjes së parë, jemi ne ata që kemi detyrën për të luajtur futboll. Përderisa kemi dëshirë dhe entuziazëm, mendoj se përmbysja është e mundur. Duhet të shpresojmë që kjo të mos jetë ndeshja jonë e fundit në Champions League për këtë sezon. Pasyshim që pasi kemi humbur 2-0 në aktin e parë, është e qartë se për ne ishte një moment I vështirë. Megjithatë, kundërshtari duhe të ketë parasysh, që nëse ne bëjmë një paraqitje të mirë sonte, atëherë përse të mos marrim një rezultat të mirë dhe të shënojmë më tepër se dy gola? Kërkoj që tifozët të kenë 100% besim tek ne, pasi do të luftojmë deri në fund, me shpresën që kjo mbrëmje të shënohet si një fatë historike për klubin e Real Sociedad.”

Luis Enrique, trajneri I PSG:

“Të gjitha ndeshjet e kthimit në Champions League janë të vështira. Madje, edhe me një rezultat më pozitiv se ky I yni. Rezultati që kemi nuk na garanton asgjë, sepse nëse zbresim në fushë të papërgatitur, atëherë do të jemi konfuzë dhe do të gjendeshim në situata të vështira. Megjithatë, ne do të bëjmë maksimumin që kjo të mos ndodh. Sa I përket rezutlateve të fundit, do të thoja se po kalojmë një moment të mirë. Të gjithë lojtarët janë të gatshëm për të luajtur. Secili prej tyre kërkon të aktivizohet dhe të japë maksimumin në tapetin e gjelbërt. Unë nuk e përzgjedh formacionin në bazë të eksperiencës, apo kualitetit. Unë zgjedh në bazë të asaj që shoh. Ka momente që mund të ndryshoj diçka edhe në çastet e fundit, nëse arrij të dalloj që një futbollist po kalon formë të jashtëzakonshme. Për mua, mosha, apo eksperienca do të thonë shumë pak.

Mbappe? Është më mirë të përqendrohemi tek ndeshja, sepse sonte do të jetë një mbrëmje mjaft e komplikuar. S’kam asnjë dyshim se Real Sociedad do të shkarkojë të gjitha bateritë. Ata janë një ekip I vështirë për t’u mposhtur, diçka që e treguan edhe në ndeshjen e parë, e për më tepër që drejtohen gjithashtu edhe nga një trajner I shkëlqyer.

 

Megjithatë, këto janë mbrëmje që ëndërrohen nga të gjithë. Edhe ne I kemi ëndërruar kur kemi qenë fëmijë. Kur vjen këtu, duhet të jesh ambicioz dhe nuk ka vend për spekllime apo hamendësime të ndryshme. Objektivi nuk është të kalojnë në raundin tjetër, por objektivi është të fitojmë.”

Bradley Barcola, sulmues i PSG:

“Jam bërë pjesë e një klubi të madh, kështu që e pata mjaft të vështirë të përshtatesha në fillim. Megjithatë, kam dhënë maksimumin në çdo ndeshje. Ajo që më pëlqen rreth trajnerit Luis Enrique, është se ai më ka dhënë lirinë që unë të sulmoj ashti siç më pëlqen. Isha mjaft I lumtur që shënova një gol aq të rëndësishëm në atkin e parë dhe shpresoj që të vazhdoj me këtë ritëm.

Sa I përket ndeshjes së sotme, nuk jemi nervozë dhe kjo është diçka e rëndësishme. Kemi ardhur këtu për të fituar dhe do të luajmë sikur rezultati të jetë 0-0. E dimë se çfarë duhet të bëjmë. Mendoj se çelësi I suksesit do të jetë intensiteti I lartë, të sulmojmë bashkë, por gjithashtu edhe të mbrojmë bashkë. Nëse duam të fitojmë sonte, kjo është ajo që pikërisht duhet të bëjmë në fushë. Të gjithë po punojmë fort që edhe jashtë shtëpisë, të jemi mjaft të fortë.”