Real, Ronaldo beson te përmbysja me Wolfsburg

Sport

vdsvv.jpg

Me golin e shënuar të shtunën në fitoren 4-0 ndaj Eibarit, Cristiano Ronaldo arriti kuotën e 30 realizimeve për sezonin e gjashtë radhazi. Gjithashtu ndihmoi edhe Realin për t’iu afruar Barcelonës në La Liga, pas rrëshqitjes së radhës që pësuan katalanasit 1-0 në Sociedad. Tashmë, objektivi i radhës për portugezin është përmbysja e disavantazhit 2-0, nga i cili do të nisen të martën në çerekfinalen e kthimit të Champions League.
Cristiano ka shprehur besimin e tij se “Los Blancos” zotërojnë gjithçka për të realizuar përmbysjen e madhe në “Bernabeu”. Për gazetën spanjolle “AS” ka deklaruar se e marta do të jetë perfekte dhe një natë magjike. Sipas tij, me ndihmën e skuadrës por mbi të gjitha të tifozëve, Reali do të arrijë të kalojë në gjysmëfinale!
Mirëpo nga ana tjetër, Ëolfsburgu që vjen pas një barazimi 1-1 me Maincin në Bundesligë, vazhdon të ëndërrojë eleminimin e Realit nga Liga e Kampioneve. Gjermanët pritet të kenë një pritje të nxehtë në Santiago Bernabeu, por Vieirinha beson se do t’ia dalin mbanë të administrojnë së paku avantazhin 2-0. Sipas mesfushorit portugez nëse “do të arrijnë të shënojmë të parët, atëherë gjithçka do të ishte më e lehtë për Wolfsburgut. Në të kundërtën, gjërat do të vështirësoheshin. Vierinja është i mendimit se skuadra e tij duhet të bëjë atë që bërinë ndeshjen e parë, duke punuar si skuadër dhe duke luftuar deri në sekondën e fundit.