Real më mirë se Barcelona e Messit falë… kolektivit

Sport

madrid
Kampionët në fuqi të Realit të Madridit e fillun si mos më mirë mbrojtjen e kurorës së mbretërve të Evropës, duke fituar bindshëm ndaj Romës, gjysmëfinalistëve të vjetshme që pati eleminuar Barcelonën. Përveç rezultatit, skuadra e Lopetegui dhuroi një futboll spektakolar, duke shfaqur në disa raste shkëlqimin koletiv e shpesh edhe individual. Përveçse shënuan tre herë, madrilenët arritën të mbrojnë gjithashtu mjaft mirë.  Nga ana tjetër, vërtet Barcelona fitoi me 4 gola ndaj PSV, por duke krahasuar dy skuadrat mund të thuhet se për momentin, madrilenët po luajnë shumë më mirë. Jo një futboll me “tiki-taka”-n e famshme, teksa kanë rezultuar të suksesshme vertikalizimet dhe aksionet korale. Mbi të gjitha, “Los Blancos” tashmë që janë pa Ronaldon, kanë zgjedhur të mbështeten tek kolektivi. Dhe e bëjnë këtë, duke nshfrytëzuar cilësitë e disa lojtarëve të afirmuar si me lojtarë si Bale, Isco e Asensio.

602x338 messi hat trick fires barca to victory over psv

Por pa lënë mënjanë as numrin “7” të ri, Mariano Diaz, autor i një goli prej lojtari klasi, kur kishte vetëm 17 minuta që kishte hyrë në fushë. “Diti të përfitojë në mënyrë të përkryer nga shansi i tij. Por e gjithë skuadra bëri një ndeshje të madhe, si në fazën mbrojtëse, edhe në atë sulmuese, megjithëse i dinim vështirësitë që na prisnin”, u shpreh Lopetegui. Nga ana tjetër, Barcelona shënon shumë, por duket se e ka nisur këtë sezon shumë e varur nga Lionel Messi, autor i tripletës së tetë në Champions League. E që në një farë mënyrë në duelin në distancë me Ronaldon, lëshoi sinjalin se ky sezon do të jetë i tiji, ndoshta duke përfituar edhe nga fakti që portugezi duhet të ambientohet me skuadrën e re. E natyrisht, edhe me gjyqtarët që e kanë marrë në shënjestër. Një shprehje e Alfredo Di Stefanos thotë “Asgjë nuk është më mirë se të gjithë bashkë”. Për momentin, këtë po e zbaton më së miri Reali.