Real Madridi synon Fabian Ruiz

Sport

Reali i Madridit po përgatitet për një sesion veror merkatoje të pasur me emra të rëndësishëm.  Përvec Mbappes e Haland që mbeten në majën e listës së dëshirave, “los blancos’ kërkojnë të përmirësojnë edhe mesin e fushës, për t’i dhënë pak frymëmarrje treshes Modric-Kroos-Casemiro. Në epiqendër është spanjolli i Napolit, Fabian Ruiz.

Sipas mediave në Spanjë, klubi madrilen është i gatshëm të ofrojë kartonin e Dani Ceballos dhe të drejtat e Luka Jovic për të përfituar shërbimet e ish lojtarit të Real Betisit. Napoli e vlerëson 50 milion euro kartonin e Ruiz, një shifër që për momentin tek Reali e konsiderojnë të lartë, dhe për këtë arsye kanë propozuar shëkmbimin me dy lojtarët e përmendur më herët.

25 vjecari ka një kontratë me klubin e kaltër, marrëveshja që përfundon në vitin 2023, dhe nëse nuk ka një akord për vijimësinë e kontratës , atëherë Napoli mund të ishte i gatshëm për ta shitur kartonin e mesfushorit në hapësirën e  ardhshme të merkatos, për të mos e humbur me parapetër 0 në verën e 2023-it.

Fabian Ruiz mbërriti tek Napoli në 2018-ën nag Reak Betisi për 30 milion euro, me fanellën e kaltër ka zhvilluar 159 ndeshje duke shënuar 21 gola e dhuruar 14 asiste.Paraqitjet e mira me skuadrën napoletane kanë bërë që të meritojë edhe fanellën e përfaqësueses së Spanjës.