Real Madrid, Zidane, Juventusin e kam përzemër, finalja me të speciale

Sport

zidanezidane

Juventus Real Madrid është finalja që do të diskutohet në Cardiff më 3 qershor dhe Zinedine Zidane do të ketë një miks emocionesh pasi përballë do ketë dy sfida të mëdha. Kundërshtari do të jetë ish-skuadra e tij, Juventusi, dhe nga ana tjetër tabuja e Champions League-ës, që deri më sot asnjë skuadër nuk është shpallur kampjone dy herë radhazi. Pikërisht këto dy aspekte u mundua t’i cekë Zidane pas kualifikimit me Atleticon e Madridit, teksa theksoi se skuadra e tij nuk është favorite për ta fituar titullin. “Absolutisht Reali nuk është favorit, kundër Juventusit është tejet e vështirë të shënosh gol dhe nga ana tjetër mbrojtja s’është pika e vetme e fortë e tyre, ata kanë edhe sulmues gjithashtu të shkëlqyer” – tha Zidane për bardhezinjtë, skuadër me të cilën si lotjar luajti për 5 sezone në vitet 1996-2001. Duke folur për periudhën që ishte lojtar, francezi përmendi faktin se në Itali ai fitoi përvojën e duhur për t’u bërë i suksesshëm edhe në nivelet e larta. “Përballja me Juventusin do jetë specjale sepse këtë skuadër e kam ende përzemër” – tha Zidane, i cili theksoi se përpara ka mjaftueshëm kohë për ta përgatitur finalen, por që momentalisht mendjen e kishte te përballja e së dielës me Sevillan në La Liga, atje ku kërkohet me patjetër fitorja në mënyrë që të mbahet kryesimi.