Reali i Madridit do të ketë përballë një sfidë tjetër të rëndësishme në La Liga, por Zinedine Zidane nuk ka ndërmend t’i sforcojë më tej yjet e tij. Sikurse raportoi të premten AS, ndaj Granadas, francezi ka në plan ta lërë pushim portugezin. Kështu 47-vjecari do të vazhdojë të aplikojë të njëjtën filozofi rotacioni që deri më tani ka funksionuar në 4 sfida, ndaj Deportivos, Sporting Gijon, leganes dhe Eibar. Kështu kjo përballje do jetë një tjetër mundësi për të ashtuquajturën “Skuadrën B”. Morata, Vazquez, James Rodriguez, Kovacic dhe Asensio pritet të jenë nga minuta e parë, për të mbajtur Realin në luftë për titullin kampjon. Pikërisht James Rodriguez ka shfaqur formë të mire, ndërsa në stërvitje është pare tek shënon dhe një gol me roveshatë. Shtypi spanjoll e ka cilësuar si një organizim të qenësishëm ndarjen në grupe të skuadrës, edhe pse Zidane e ka mohuar shpesh këtë gjë. Nga ana tjetër thuhet se francezi ka arritur ta bind Ronaldon që është më i suksesshëm nëse aplikon herë pas here pushime ndërmjet ndeshejve. Deri më tani portugezi ka luajtur vetëm 75 përqind të ndeshjeve të mundshme të sezonit. Ky është minutazhi më i ulët që ai ka rregjistruar që kur ka mbërritur në Bernabeu. Sidoqoftë forma e tij në Champions League ka qenë mbreslënëse, 8 gola në tre ndeshjet e fundit, ku tripleta ndaj Atleticos së Madridit i dha atij kapjen e kuotës prej 400 golave me fanellën e Realit. Pikërisht këtë arritje e ka festuar me Presidentin Florentino Perez, i cili e ka mirëpritur në fushën stërvitore me një fanellë që mbante pikërisht shifrat e golave të portugezit.