Real Madrid vs Salzburg, TS3 HD, 21:00

Sport

Carlo Ançelotti, trajneri i Real Madrid:

“Kjo është një ndeshje e rëndësishme për ne, sepse faza e parë e Champions League po vjen drejt fundit. duhet të marrim sa më shumë pikë që të mundemi dhe më pas të shohim se ku do të jemi me renditjen e përgjithshme. Do të përpiqemi të luajmë mirë, ashtu sikurse bëmë në takimin e fundit. Nëse shkojmë në play-off, do të japim maksimumin. Kalendari ësthë i ngjeshur, por jemi të detyruar ta përballojmë këtë situatë, pasi nuk kemi zgjidhje tjetër.  Sa i përket formës së skuadrës, mendoj se ajo duhet të ndahet në dy pjesë. Në fazën sulmuese, po bëjmë mirë, qoftë në dërtiminë e lojës, në krijimin e rasteve, apo shënimin e golave. Ndërsa faza ku duhet të tregojmë përmirësim, është pikërisht mbrojtja. Mendoj se ky do të jetë edhe çelësi i suksesit të këtij sezonit. Nëse përmirësohemi në mbrojtje, atëherë do të jemi në garë në të gjitha kompeticionet deri në fund të sezonit.

Largimi im nga Real Madrid?  largimi im nga ky klub, nuk do të përcaktohet asnjëherë nga unë. Kjo nuk ka asnjë mundësi të ndodhë. Dita kur unë të largohem do të vijë, por nuk e di se kur do të jetë. Unë kam një avantazh dhe kam një synim. Presidenti Florentino Perez do të jetë këtu edhe për 4 vite të tjera. Ai më njeh sumë mirë dhe e di se objektivi im është të jem këtu bashkë me të. Pastaj mund të largohemi të dy së bashku”.

Kylian Mbappe, sulmuesi i Real Madrid:

“Po ndihem shumë mirë. Po kaloj një formë pozitive prej një muaji e gjysmë tashmë. Përpiqem të jem në ndihmë të skuadrës sa më shumë të jetë e mundur. Kam besim në lojën time dhe tek tifozët e klubit. Jam i qetë. Kur bëhet fjalë për një lojtar si unë, sigurisht që pritshmëritë janë shumë të mëdha dhe është normale që njerëzit të flasin. Ata mund të thonë edhe gjëra negative, por për mua nuk është personale. Në botën e futbollit, kur ti luan mirë, ata flasin mirë. Kur ti luan keq, ata flasin keq. E rëndësishme është që në çdo rast të ruash qetësinë, të përqendrohesh në lojën tënde dhe të vazhdosh përpara. E dija se mund ta ndryshoja situatën dhe besoj se ia kam dalë. Jam i lumtur që kam mundësi të ndihmoj skuadrën time.  Të luaj për Real Madrid, më duket si një ëndërr. Çdo ditë që vij në stërvitje në Vldebebas dhe luaj në Bernabeu, e di se po përjetoj një ëndërr. Jam i lumtur që prej ditës së parë, edhe atëherë kur nuk po luaja mirë. E dija se nuk ishte faji i klubit, as i tifozëve, por ishte faji im. Kemi fituar dy trofe deri më tani, po luajmë mirë dhe kemi ende shumë për të fituar në gjysmën e dytë të sezonit. Mesazhi për tifozët? I thjeshtë. Duhet të jemi të bashkuar. Kemi ende shumë gjëra për të bërë, shumë tituj për të fituar. Për këtë arsye, që të fitojmë, të shkruajmë një kapitull madhështor në historinë e Real Madrid, kemi nevojë për mbështetjen e tifozëve.”

Thomas Letsch, trajneri i Salzburgut:

“Real Madrid është një skuadër pa pika të dobëta. Nuk mendoj se ata po luajnë keq në këtë moment. objektivat e tyre janë gjithnjë të larta. Sigurisht që ata kanë luajtur ndeshje, ku nuk kanë qenë në formën e tyre maksimale, por në takimet e tjera, unë kam parë një skuadër të përkryer në fushën e lojës. Mendoj se ky duhet të jetë edhe objektivi ynë gjithashtu. Duhet të synojmë të arrijmë nivelet më të larta. Nëse themi që Real Madrid po luan keq, kjo ndodh për shkak të objektivave të tyre shumë të larta. Për mua është një nder i madh që do të jem kundër trajnerit Carlo Ançelotti. Ai është një nga më të mirët në botë dhe këtë gjë ai mund ta vërtetojë me titujt që ka fituar përgjatë viteve. Kjo është një ndeshje shumë e veçantë në karrierën time. Mund të them se është një kënaqësi e madhe që po e përjetoj këtë moment”.

Janis Blasëich, portieri i Salzburgut:

“Për mua ka qenë gjithmonë një ëndërr të luaja në Bernabeu. Jam i emocionuar që do të luaj ndaj disa prej lojtarëve më të mirë në botë. “Lumturi”, është fjala që mund të përcaktojë më së miri këtë ndeshje. Jemi përgatitur për një atmosferë të madhe dhe uroj se kjo gjë të kthehet në avantazhin tonë. Në 6 ndeshjet e kaluara, jemi disi të zhgënjyer, sepse kemi arritur të fitojë vetëm 1 dhe kemi humbur 5 të tjera. Sigurisht që mund të kishim bërë më mirë, pasi kemi mësuar nga çdo sfidë që kemi luajtur në fushën e lojës. Megjithatë, atë që ka kaluar, nuk mund ta kthejmë dot më, kështu që duhet të shohim përpara dhe të përqendrohemi në dy ndeshjet e fundit që na kanë mbetur, me shpresën se do të arrijmë diçka pozitive.”