“Sonte duam të fitojmë, që të marrim një avantazh të mirë për ndeshjen e kthimit, sepse ajo do të jetë edhe më vendimtare se kjo e kësaj mbrëmjeje. Plani ynë është i qartë. Duhet të zbresim në fushë dhe të kompletojmë një performancë pozitive. Të përpiqemi të japim më të mirën nga vetja, si në aspektin fizik, psikologjik, apo edhe teknik. Gjithashtu, duhet të jemi në nivelin e duhur edhe as i përket anës së të qenit të motivuar. Duke marrë parasysh që ndeshja më vendimtare do të jetë ajo e kthimit, të thohim nëse do t’ia dalim mbanë.
Sigurisht që një avantazh sonte do të ishte mirë për ne. Por, në të njëjtën kohë, duhet të jemi në nivelin më të mirë tonin. Përtej kësaj, mbrëmje si këto, nuk kanë lidhje vetëm me rezultatin. Nëse ndihesh mirë, atëherë je i aftë për të krijuar probleme ndaj kundërshtarit në fushë, e gjtihashtu për t’i shmangur ato. Parë në këtë aspekt, edhe ky mund të konsiderohet një avantazh i lehtë.
Kjo është një ndeshje, në të cilën, kërkohet maksimumi nga të gjithë. Kur luan në gjysmëfinale të Champions League, atëherë është normale që angazhimi duhet të jetë në nivelin më të lartë.
Në krahasim me vitin e kaluar, mendoj se jemi në të njëjtin nivel. Është e vështirë të krahasosh aspektin fizik, megjithatë, ajo që ka më tepër rëndësi, është kemi shumë dëshirë dhe jemi mjaftueshëm të motivuar për të fituar. Triumfi në Copa del Rey, mendoj se na ka dhënë një shtysë shtesë për këtë mbrëmje. Jemi gati.
Manchester City? Nëse e krahasojmë me një sezon më parë, këtë vit, City është një skuadër më e kompletuar. Ata kishin një sulmues të rrezikshëm sikurse ishte Gabriel Jesus, por këtë herë kanë Erling Haaland që karakterizohet për atribute të ndryshme në fushën e lojës. Pep nuk e ka ndryshuar shumë stilin e tij të lojës, vetëm se tashmë ata luajnë më tepër me topin e gjatë, për shkak të pranisë së Erling Haaland. De Bruyne është gjithashtu një lojtar që i jep mjaft frymë skuadrës me pasimet e tij, sidomos ato të gjata. Megjithatë, në thelb, loja e Cityt mbetet e njëjtë. Ata janë gjithashtu edhe shumë të organizuar edhe në mbrojtje, teksa kujdesen shumë që ta administrojnë sa më mirë topin.
Haaland? Ai është një lojtar i rrezikshëm, i cili këtë sezon ka treguar aftësi të jashtëzakonshme, në veçanti në shënimin e golave. Padyshim që ai mbetet një rrezik më vete, por të përqendrohemi vetëm tek Haaland, do të thotë që të anashkalojmë një skuadër të kompletuar sikurse është City, që mbron mirë, sulmon mirë dhe është e mbushur me plot ide. Për këtë arsye, ne nuk mendojmë vetëm se si të ndalim Haaland, por mendojmë se si të dalim një skuadër të papërmbajtshme. Njëkohësisht, mendoj se kjo gjë do të na motivojë dhe do të na japë një mundësi për të fituar.”