Real Madrid vs Manchester City, TS1 HD, 21:00

Sport

Carlo Ançelotti, trajneri i Real Madrid:

“Gjëja më e rëndësishme në këtë mbrëmje, është të japim gjithçka që kemi nga vetja. Aspekti psikologjik është I rëndësishëm, ashtu sikurse duhet të tregojmë kurajë dhe personalitet, diçka që duhet ta tregojmë në fushën e lojës. Kemi pasur mjaftueshëm kohë në dispozicion për t’u përgatitur dhe mendoj se kemi bërë mirë. Kam besim se do të zhvillojmë një sfidë, ku do të shpalosim të çdo mënyrë tonën, si atë psikologjike, fizike dhe teknike. Zotërojmë mjaftueshëm kualitet për të konkuruar në këto nivele. Sonte luhet akti I parë dhe kjo është mjaft e rëndëishme për ne, sepse luajmë në stadiumin tonë dhe duhet të kthejmë gjithçka në favorin tonë.

Kjo do të jetë një ndeshje që nuk ka nevojë për shumë koment. Kur mendojmë për përballje si këto, ndryshon edhe mënyra e përgatitjes, pasi synimi është të japësh diçka më tepër. Kemi 4 lojtarë me kartonë të verdhë, por nuk nuk është një problem. Nëse ndonjë prej tyre ndëshkohet sonte, atëherë në ndeshjen e kthimit do të luajë dikush tjetër.

Krahasimet me trajnerin Guardiola? Për mua nuk ka asnjë problem. Pep është një trajner I madh, dhe për këtë nuk ka asnjë dyshim. Mirëpo nga ana tjetër, më intereson aspak se çfarë mendojnë të tjerët për mua. Klubi dhe lojtarët e mi janë gjërat që më interesojnë më shumë.

Sa I përket ndeshjeve të sezonit të kaluar ndaj Manchester Cityt, mendoj se nuk kemi luajtur me kurajë dhe personalitet, gjëra që janë mëse të rëndësishme për nivele të tilla. Kjo gjë na mungoi sidomos në ndeshjen e dytë. Padyshim që pati momente ku nuk prodhuam dot as futboll. Mendoj se nuk ishte thjesht një problem psikologjik, por gjithashtu edhe një problem teknik. Ata na bënë shumë presion dhe ne nuk arritëm të gjenim dot një zgjidhje për të dalë nga ajo situatë. Gjëra të tilla, duam t’I shmangim këtë herë.

Mungesat e Cityt? Është e vërtetë që ata nuk do të kenë disa lojtarë në dispozicion, por kanë ditur ta menaxhojnë situatën më mënyrë të përkryer, ashtu sikurse kemi bërë edhe ne. Guardiola I vendos mbrojtësit e qendrës të luajnë si anësorë dhe ata performojnë shkëlqyeshëm. City është mjaft I fortë në mbrojtje dhe mendoj se mungesa e lojtarëve nuk do të ndikojë aspak.”

Antonio Rudiger, mbrojtësi i Real Madrid:

“Në aspektin personal po përjetoj një sezon të mrekullueshëm, por më duhet të them se edhe si grup po kalojmë një formë të shkëlqyer. Jam I lumtur për këtë. Por të jem I sinqertë, kjo gjë nuk më emocionon. Jemi të vetëdijshëm për rëndësinë që kanë ndeshjet e Champions League në një klub të tillë. E njëjta gjë vlen edhe për kampionatin. Asgjë nuk ka rëndësi nëse fundi nuk është I mirë.

Haaland? Një vit më parë kemi bërë një ndeshje të mirë në Bernabeu dhe të gjithë ia dolëm të menaxhonim një lojtar si Haaland. Në ndeshjen e kthimit nuk luajta, por trajneri nuk duhet të më kërkojë falje për këtë gjë. Ai kishte planin e tij dhe unë duhet ta pranoja, megjithëse nuk ishte e lehtë.

Në mbrëmjen e sotme, do të jetë ashtu sikurse një vit më parë. do të përpiqemi të kontrollojmë lojtarët e tyre më të rrezikshëm, sikurse janë De Bruyne, Foden, ose Haaland.

Është e vështirë ta konsideroj veten time si lider. Unë thjesht përpiqem të bëj punën time, ndërsa është detyra e trajnerit për të vendosur se cili do të luajë në krahun tim. Unë jam përshtatur mirë me Nachon, I cili ka shumë eksperiencë dhe është kapiteni ynë. Po ashtu edhe Tchouameni është duke bërë një punë të përkryer.

Pika e fortë e skuadrës sonë është fakti se qëndrojmë gjithmonë positive dhe shpresëplotë se do të kualifikohemi në raundin tjetër. Padyshim që ndaj Manchester Cityt do të jetë një përballje e vështirë, por ky është Real Madrid. Kemi besim. Vijmë nga një moment I mirë, ndihemi mirë dhe të gjithë e konsiderojmë njëri-tjetrin si një familje. Këtë gjë dhet ta tregojmë në fushën e lojës dhe jam I sigurt se kështu do të ndodhë.”

 

 

Pep Guardiola, trajner i Manchester Cityt:

“Para së gjithash, doja të thoja se triumfi I Stambollit I dha një lloj çlirimi klubit tonë. Ne kishim bërë gjëra të mëdha edhe përpara suksesit në finale, por presioni në konferencat për shtyp ishte I madh, pasi vetëm suksesi në Champions League ishte elementi që do të konsideronte gjithçka të kompletuar. Gjithmonë jam përpjekur ta shmang këtë diskutim, sepse ky është një kompeticion shumë I vështirë. Do të thoja gjithashtu se kemi pak a shumë një dekadë që fluturojmë në Europë, diçka që nuk e kemi bërë do të më parë. Tani jemi kthyer në një klub, I cili mund të përballet me skuadrat më të mira në botë. Por, ndonjëherë, edhe një dekadë nuk mjafton për të arritur nivele të tilla. Ne vazhdojmë të jemi konkurues dhe pretendentë dhe kjo është një eksperiencë për të ardhmen e klubit. Sidoqoftë jemi ende larg klubeve si Real Madrid, Bayern Munich, Barcelona, apo edhe Interi, që janë pjesëmarrës në këtë kompeticion prej 40, 50, 60, apo edhe 70 vitesh. Për këtë arsye, në termat e historisë, ne jemi një skuadër e re. Por, përderisa triumfuam një herë, atëherë sigurisht që mund t’ia dalim prapë. Të fitosh dy herë ndaj Real Madrid është e vështirë. Ata kanë krenari, kështu që do të tregohen të zgjuar. Gjithësesi, të shohim se ç’do të ndodhë sonte, e për të menduar pastaj për ndeshjen e kthimit.”

Rodri, mesfushori i Manchester Cityt:

“Fakti që triumfuam një sezon më parë, na ka dhënë më tepër eksperiencë, por nuk mendojmë shumë për këtë gjë. E sigurt është që këtë herë do të kemi përballë një Real Madrid ndryshe. Ata mbeten gjithmonë favoritët e Champions League. Përgjatë edicioneve të fundit jemi përballur disa herë mes nesh dhe mendoj se e njohim më mirë njëri-tjetrin. Kjo është edhe arsyeja që them se edhe këtë herë na pret një ndeshje e vështirë. Për më tepër, që në krahasim me një sezon më parë, Reali ka ndryshuar gjithashtu edhe mënyrën e lojës, diçka që e respektojmë. Këtë herë, Reali ka në përbërje një lojtar si Jude Bellingham, I cili është I fortë, ka aftësi për të ardhur nga linja e dytë dhe të marrë kontrollin e lojës. Por, mua nuk më pëlqen të përqendrohem vetëm tek një lojtar. Ata zotërojnë mjaft kualitet në të gjitha repartet, kështu që duhet të përshtatemi me këtë gjë. Gjithësesi, çfarëdo që të ndodhë sonte, asgjë nuk mund të konsiderohet e përfunduar. Edhe nëse marrim rezultat pozitiv, apo edhe nëse mposhtemi, nuk duhet të harrojmë se kemi edhe ndeshjen e dytë