Carlo Ançelotti, trajneri i Real Madrid:
“Do të jetë një ndeshje argëtuese, e komplikuar dhe sfiduese në të njëjtën kohë. Jemi përpjekur të përgatitemi mirë dhe duam që lojtarët e dëmtuar të na kthehen sërish, në mënyrë që të na ndihmojnë më shumë.
Do t’i qasemi kësaj ndeshjeje, ashtu siç bëmë një javë më parë. E dimë mjaft mirë se nuk do të jetëe e lehtë. Një përballje, ku mund të rrezikojmë gjithçka në hapësirën e 90 minutave.
Nuk jam i bindur se Guardiola mendon se City ka vetëm 1% mundësi për t’u kualifikuar. Ashtu sikurse nuk mendoj se edhe ne kemi 90% mundësi për t’u kualifikuar. Është e vërtetë që ne kemi një avantazh të vogël prej ndeshjes së parë dhe kjo është një mundësi që patjetër duhet ta shfrytëzojmë.
Mund t’u themi lojtarëve që nuk kemi avantazh prej ndeshejs sëp arë, por kjo duket shumë naïve dhe askush nuk të beson. Ky është një fakt dhe fakti është se në ndeshjen e kaluar, ne shënuam 3 gola, ndërsa City dy. Ajo që ne mund të ndryshojmë, është sjellja e skuadrës dhe mënyra se si duhet të bëjmë llogari. Synimi është të bëjmë të njëjtën lojë si një javë më parë, por nuk mund të harrojmë se kemi gjithashtu edhe një avantazh të vogël.
Sa i përket formacionit, nuk kam asnjë dyshim. Rudiger mund të luajë që prej minutës së parë, Asencio në qendër të mbrojtes, nëse Tchouameni si shkatërrues. Do të shohim si është Valverde. Ai u stërvit dhe ndihet mirë, ndonëse pati një problem gjatë ndeshjes me Osasunën. Por Asencio mund të luajë në të djathtë gjithashtu.
Mbappe? Ai është i motivuar dhe fizikisht mirë, diçka që mund të vërehet nga të gjithë. Kylian është një futbollist, i cili e përballon mjaft mirë aspektin psikologjik. Është në rrugë të mbarë.”
Federico Valverde, mesfushori i Real Madrid:
“Kjo është një ndeshje vendimtare. E dimë se sa e rëndësishme është të fitojmë sonte. Na duhet një përqendrim dhe të punojmë fort. Për mua është një kënaqësi të jem pjesë e kësaj skuadre dhe të vazhdoj të performoj ndeshje pas ndeshje dhe të arrijmë objektivat tonë të gjithë si grup. Sigurisht që përpiqem të bëj më të mirën në aspektin individual, por më e rëndësishme është grupi.
Duhet të jemi të bashkuar dhe të punojmë të gjithë, si në mbrojtje, ashtu edhe në sulm. Uroj të jetë një mbrëmje e madhe për ne dhe të kualifikohemi në raundin tjetër. Jam i lumtur me ndeshjen që bëmë një javë më parë. Kjo gjë na motivon që edhe sonte të japim më të mirën tonë. Arrij të dalloj që ekipi po punon mirë, po stërvitet mirë gjithashtu dhe është i uritur në të njëjtën kohë. Gjithkush është gati të japë përtej limiteve në fushën e lojës.”
Pep Guardiola, trajneri i Man City:
“Sonte duhet të bëjmë një ndeshje perfekte. Rezultati i ndeshjes së parë, na shtyn që të sulmojmë dhe të shënojmë gola. Kjo është ideja jonë. Nëse duam të kualifikohemi, atëherë jemi të detyruar të zhvillojmë një paraqitje në nivelin më të mirë të mundshëm.
Në të njëjtën kohë e dimë se nuk do të jetë aspak e lehtë, pasi jemi mundur në ndeshjen e parë, për më tepër që në këtë sfidë do të luajmë në transfertë. Por, na duhet kurajë. Duhet të jemi vetvetja. Këtë e kam mësuar kur isha futbollist dhe kur nuk merrnim rezultatet që donim.
Prandaj them që na kërkohet të jemi guximtarë dhe të luajmë për të fituar. Sigurisht që edhe mund të mposhtemi, por nuk duhet të dalim nga fusha pa dhënë maksimumin.
Këtu kemi arritur të bëjmë mirë më parë, sepse kemi ardhur për të fituar. Nuk kemi alternativë tjetër, prandaj duhet të shkarkojmë të gjitha bateritë në tapetin e gjelbërt.
Presioni është aty, por është i mirë se ardhur. Nuk mund të performosh dot mirë pa presion. Do të fitojmë ose kjo, kjo do të varet nga mënyra se si do të luajmë, nga mënyra se si do t’i përballojmë momentet e vështira në fushë, në një prej stadiumeve më të mëdha në botë. Në momentet kur duhet të vuajmë, ne do të jemi aty, në përpjekje për t’iu shmangur rrezikut sa më tepër të jetë e mundur.”
Bernardo Silva, lojtari i Man City:
Ndeshja e sotme është një përzierje emocionesh. i kemi eliminuar dy herë nga Champions League, e gjithashtu edhe Reali ka mundur të na eliminojë dy herë nga Champions League. Pra, kjo është hera e pestë që luajmë ndaj njëri-tjetrit. Kur eliminohesh dy herë, nuk është diçka e mirë, në veçanti për mënyrën se si kanë shkuar gjërat në disa raste.
Gjithmonë duhet të besojmë se çdo gjë është e mundur. Nuk duhet të mendojmë se çfarë mund të ndodhë në 20, apo 30 minutat e para të ndeshjes. Thejsht, duhet të ndjekim planin tonë të lojës. E dimë që Reali është një skuadër e mirë në kundërsulme. Ata mund të të vendosin nën presion. Luajmë në shtëpinë e tyre dhe duhet menaxhojmë mirë çdo situatë që do të hasim gjatë lojës. Nëse loja do të shkojë tek penalltitë, unë do të ngre dorën për të gjuajtur. Sezonin e kaluar, portieri e ndali gjuajtjen time në qendër. Ishte moment i vështirë, por nuk mund ta ndryshojmë dot atë që ndodhi. Nuk pendohem.”