Real Madrid vs Atletico Madrid, TS1 HD, 21:00

Sport

Carlo Ançelotti, trajneri i Real Madrid:

“Kjo do të jetë një përballje shumë e fortë dhe mendoj se do të vendoset në ndeshjen e kthimit. Synimi ynë për sonte është të bëjmë një lojë të mirë dhe të marrim një avantazh pozitiv për duelin e ardhshëm. Nuk mund të mendojmë për ndonjë fitore të thellë, sepse kjo është e pamundur. Kundërshatri është mëse konkurues, në formë të mirë dhe për këtë arsye, vështirësia do të jetë e shkallës maksimale.

Kemi bërë mirë përgjatë takimeve të fundit për mënyrën sesi jemi qasur në lojë, me përjashtim të ndeshjes së fundit ndaj Betis. Uroj që atë paraqitje të mos e shohim më në asnjë takim tjetër.

Idetë tona për lojën nuk do të ndryshojnë. Qasja do të jetë e njëjtë ashtu sikurse e kemi parë përgajtë kohëve të gundit. Do të marrim në konsideratë lojtarët që janë më në formë dhe që kanë pushuar mirë. Ata do të kenë një mundësi më shumë për të luajtur sonte, sikurse janë Asencio dhe Camavinga. Nuk do të shtojmë një mesfushor tjetër, apo të heqim një sulmues. Do të luajmë si zakonisht.

Mbappe dhe Griezmann? Ata janë dy prej më të mirëve në botë me attribute të ndryshme. Të dy kanë kualitet të jashtëzakonshëm. Griezmann zotëron aftësinë për të kontrolluar lojën dhe është e rrallë që ai të gabojë në një passim. Ndërsa Mbappe ka aftësi tipike të një sulmuesi. Finalizimet dhe lëvizjet e tij të lënë pa fjalë.

Diferencat në një derbi europian? Derbi është gjithmonë i njëjtë. Është një ndeshje emocionuese dhe që vazhdimisht ka presion. Kështu që edhe sonte nuk presim të jetë ndryshe. Atletico po kalon një sezon pozitiv në të gjitha kompeticionet.

Simeone? Kam shumë respekt për të si trajner. Ai është një menaxher fantastic. Puna e tij tek Atletico Madrid është e jashtëzakonshme, pasi ai e solli ekipin në nivelet më të larta të futbollit europian. Më pëlqen mënyra sesi i lexon ndeshjet dhe vendosja e skuadrës në fushë. Strategjia e loës dhe angazhimi i fortë në mbrojtje, është diçka që të lë pa fjalë.”

Vinivius Jr, lojtari i Real Madrid:

“Vazhdoj të kem eksperienca të jashtëzakonshme me këtë fanellë, duke përmbushur kësisoj ëndrrat e mia. Dua të vazhdoj kështu, ndërsa si skuadër, shpresoj që të vazhdojmë ashtu siç bëmë ndaj Man.City. Sonte do të kemi një tjetër ndeshje të madhe. Uroj që tifozët të jenë pas nesh dhe ne lojtarët të japim një performancë të mirë për ta.

Arbitrat? Në Europë ndihemi pak më të mbrojtur dhe kjo është e rëndësishme për ne lojtarët. Nuk na pëlqen të flasim rreth tyre, por e rëndësishme është që ata ta menaxhojnë lojën në mënyrën e duhur.

E ardhmja? Jam i qetë. Kam një kontratë deri në vitin 2027 dhe uroj të rinovoj sa më shpejt të jetë e mundur. Jam i lumtur në këtë klub dhe për mua është një ëndërr e madhe që luaj ndaj lojtarëve më të mirë, me trajnerin më të mirë, me presidentin më të mirë dhe me tifozët më të mirë. Nuk mund të gjej më mirë sesa këtu. Dua të vazhdoj të bëj histori. Dua të shpaguaj të gjithë atë që ky klub dhe presidenti kanë bërë për mua. Uroj të vazhdoj të shënoj gola dhe të luaj sa më shumë ndeshje të tjera me këtë fanellë.

Derbi? Do të jetë një ndeshje e madhe dhe ne e duam një derbi të tillë. Këto ndeshje kaq të mëdha, i presim me padurim përgjatë gjithë sezonit, në veçanti në Champions League.”

 

 

Diego Simeone, trajneri i Atletico Madrid:

“Kemi shumë respekt kundër një rivali kaq të madh. Ndeshjet e mëparshme nuk do të kenë asnjë ndikim në paraqitjen e sotme. Kjo ndeshje është spektakolare për Madridin, për Spanjën po ashtu. Do të jetë e veçantë për tifozët, por njëkohësisht edhe për ata që do të luajnë. Do e shijojmë dhe do tregojmë shumë respekt, por, të përgatitur për gjithçka që do të vijë.

Jam i bindur se kjo do të jetë një sfidë e kalibrit të çdo detaji. Si Reali, ashtu edhe ne, e dimë mirë, se detajet janë deçizive në një përballje të tillë.

Favoritët? Nuk di ta them këtë gjë, por ajo që di të them është se ne kemi respekt për rivalin tonë, ndërsa në fushë do të tregojmë forcë dhe dëshirë për të bërë mirë, me synimin për t’u kualifikuar në raundin tjetër.

Liga apo Champions League? Për mua, gjëja më e rëndësishme është gjithmonë vetëm ndeshja e radhës. Nuk mund të mendoj se çfarë do të ndodhë në La Liga. Jam thjesht i përqendruar në ndeshjen e sotme.

Real Madrid në Champions League? Nëse i lidhim gjërat me historinë, Reali në Champions League është i jadhtëzakonshëm. Por unë jam i bindur se sonte ne do të kemi një mundësi të madhe.

Rodrigo De Paul, mesfushori i Atletico Madrid:

“Skudra po bën shumë mirë, me shumë entuziazëm dhe dëshirë për të luajtur ndeshje të një niveli të tillë.  E dimë se ndaj kujt do të jemi përballë, por po presim me padurim. Jam i lumtur dhe ndihem shumë mirë.

Mungesa e Bellingham? Vendimi se si do të luajmë, i takon trajnerit. Mungesa e Bllingham patjetër që është e rëndësishme për ne, por Real Madrid ka lojtarë të tjerë të kalibrit të lartë në përbërje. Ekipi duhet të jetë 100% gati, pasi duhet të luftojmë, qoftë në aspektin fizik, gjithashtu edhe në atë psikologjik.

Jemi gati për të luajtur ndeshje të tilla dhe do të përpiqemi të shfrytëzojmë pikat e dobëta të rivalit, në mënyrë që të kemi sukses. Nuk duhet të mendojmë për asgjë tjetër. Vëmendja jonë maksimale duhet të jetë vetëm në ndeshjen e sotme. Energjia duhet të jetë gjithmonë kjo; sfida e ardhshme është ajo që ka më tepër rëndësi. Për këtë arsye, kjo e mbrëmjes së sotme është më e rëndësishme se të tjerat.”