Real Madrid, Vinicius Junior përfundon tek skuadra ‘B’

Sport

vini real
Vinicius Junior nuk është ende gati për Real Madrid. Ky është verdikti i trajnerit të “los blancos”, Julen Lopetegui, që ka dhënë miratimin e tij për ta dërguar 18-vjeçarin tek skuadra B, Real Madrid Castilla. Futbollisti i blerë për 50 milionë euro nga ana e kampionëve të Evropës, dhuroi në fakt performanca mjaft të mira në miqesoret parasezonale të skuadrës, por që sipas madrilenëve, braziliani ende nuk është gati për të marrë përsipër një peshë të madhe si zëvendësuesi i Cristiano Ronaldos. Pikërisht këto zëra që e shikonin të riun si pasuesin e portugezit, kanë rritur presionin tek Vinicius, që tashmë do të kalojë një sezon të Castilla si lojtar i huazuar.

vinic

Gjithashtu tek madrilenët thuhet se lojtari do të jetë pjesë edhe e skuadrës së 19-vjeçarëve, të cilët braziliani mund t’i ndihmojë së tepërmi. Vendimi i marrë për ta dërguar brazilianin tek skuadra B është cilësuar si një lëvizje e drejtë e madrilenëve, pasi Lopetegui duket se e kishte bërë të qartë që për momentin nuk mund t’i ofronte lojtarit minutat e duhura për t’u aktivizuar. Sa i përket merkatos, tek Real Madrid thuhet se po kërkojnë të finalizojnë një mision thuajse të pamundur, për të sjellë njërin mes Neymar apo Mbappe në kryeqytetin spanjoll. Për të arritur objektiva të tilla, presidenti Perez thuhet se duhet të shpenzojë më shumë se 250 milionë euro.