Real Madrid triumfon ndaj Barcelonës, Reali ngjitet i vetëm në krye

Sport

Real Madrid fiton El Clasicon ndaj Barcelonës. Sfida e luajtur në Santiago Bernabeu ka përfunduar me shifrat 3-1 për Los Blancos. Që në minutën e 12-të, vendasit kaluan në avantazh me anë të Karim Benzema. Që nga marsi i 2013-tës, ky ishte goli më i shpejtë në El Clasico i shënuar nga Real Madrid në Santiago Bernabeu. Më pas, në të 35-tën, Fede Valverde dyfishoi shifrat për të zotët e shtëpisë. Uruguajani gjuajti saktë nga jashtë zonës, duke mposhtur portierin Marc-Andre Ter Stegen. Që prej sezonit 1998/99-të, ky ishte goli i dytë që Reali shënon nga jashtë zonës ndaj Barcelonës në La Liga. Për herë të fundit, një gjë të tillë e kishte bërë Raul Gonzalez në Maj të vitit 2008-të.

Skuadra katalanase reagoi në minutën e 83. Ferran Torres i ardhur nga stoli, dërgoi në rrjetë pasimin e marrë nga Robert Leëandoëski.

Megjithatë, në minutën e 91, Reali shënoi edhe golin e 3-të të sfidës. Këtë herë ishte Rodrygo i cili shndërroi në gol penalltinë e ftuar po vetë. Që nga sezoni 2003/04, Rodrygo është lojtari i 4 në El Clasico që fiton penallti dhe e shënon po vetë. Një gjë të tillë përpara tij e kanë bërë Cristiano Ronaldo, Luis Suarez dhe Sergio Ramos. Në këtë mënyrë, Los Blancos tashmë shkojnë në kuotën e 101 fitoreve në El Clasico, kundrejt 97 të katalanasve.

Sa i përket tabelës së renditjes, në 9 javë të luajtura, Real Madrid udhëheq i vetëm tabelën e klasifikimit me 25 pikë, 3 më tepër sesa Barcelona që tashmë ka zbritur në vendin e dytë.