Real Madrid/ Rudiger i vendosur për të luajtur ndaj Barcelonës, në dyshim portieri Courtois

Sport

Pavarësisht dëmtimit të rëndë që pësoi në ndeshjen e Champions League ndaj Shakhtar Donetsk, Antonio Rudiger ndihet gati për të luajtur në El Clasico ndaj Barcelonës.

Megjithatë 20 qepje dhe syri I dëmtuar nuk e ndalin dot vendosmërinë e 29 vjeçarit për të q.enë prezent në El Clasicon e tij të parë. Sikurse raportojnë mediat spanjolle, mbrojtësi I qendrës dëshiron të jetë me çdo kusht pjesë e lojtarëve të grumbulluar në atë që cilësohet ndeshja më madhe në futboll.

Mirëpo, që kjo të ndodhë, syri I djathtë I Rudiger duhet të reagojë pozitivisht. Nëse lojtari do ketë vështirësi në shikim, atëherë ai do mbetet automatikisht jashtë për një sfidë të tillë, sepse me shëndetin nuk mund të rrezikohet.

Në këto kushte, në ditët që kanë mbetur përpara nisjes së sfidës, nëse syri I Rudiger reagon pozitivisht, atëherë mbrojtësi do vendosë një maskë mbrojtëse, që gjithësesi për të kjo nuk do të ishte hera e parë.

Më tej, komplikohet situata për portierin Thibaut Courtois. Numri një I portës së Real Madrid vazhdon të ketë rikuperim të ngadalshëm të shpinës së tij, e si pasojë nuk është stërvitur ende me pjesën tjetër të skuadrës. Ndonëse nuk ka ende një vendim zyrtar, mundësitë janë të pakta që belgu të rikthehet mes 2 shtyllave këtë fundjavë.

Edhe nëse kthehet në stërvitje, Courtois do zhvillonte vetëm dy seanca përgatitore me ekipin, të pamjaftueshme këto për t’I besuar një vend titullari në El Clasicon e së dielës.