Real Madrid ka përzgjedhur pasardhësin e Carlo Ançelottit. Sipas mediave spanjolle, Xabi Alonso është projektuar të jetë trajneri i radhës i klubit 35 herë kampion të Spanjës. Pasi trajnoi të rinjtë e Real Sociedad për 3 sezone më radhë, në më pak se një vit, Alonso është në krye të Bayer Leverkusen me një kontratë deri në verën e 2026-tës. Gjatë kësaj kohe, puna e ish-mesfushorit mund të konsiderohet kolosale.
Kur Alonso u emërua në krye të “aspirinave”, skuadra ishte në krizë rezultatesh, ndërsa spanjolli arriti ta kthente në rrugën e performancave pozitive, duke e mbyllur sezonin në vendin e 6-të. Gjithashtu, ekipi i Leverkusenit, arriti të shkonte edhe deri në gjysmëfinalen e Europa League.
Sa i përket edicionit actual, në 5 javë, Leverkuseni i Alonsos numëron 4 fitore dhe një barazim, e si pasojë, bashkë me Bayern Munich, kryesojnë me kuotë të njëjtë pikësh, tabelën e klasifikimit.
Sistemi i lojës që 41 vjeçari aplikon, ka tërhequr vëmendjen e një sërë klubesh me peshë të kontinentit dhe këtu mund të përmendim Liverpool, apo edhe Tottenham, por Real Madrid qëndron në pole-position.
Epoka që Alonso kaloi si lojtar në “Santiago Bernabeu”, konsiderohet e çmueshme, teksa ai u kthye në një element të rëndësishëm të skuadrës, duke kontribuar në suksesin e La Ligas në 2012-tën e gjithashtu edhe në triumfin e Champions Leagues së 10-të që Reali fitoi në 2014-tën.
Me Realin që është mëse i interesuar për të emëruar pikërisht Xabi Alonson në krye të stolit, në lidhje me këtë temë, ende nuk ka asnjë reagim nga vetë personazhi në fjalë. Sidoqoftë, më tepër dritë mbi një çështje të tillë pritet të hidhet në vazhdimësi,
Ndërkohë, sa i përket trajnerit actual të Real Madrid, Carlo Ançelotti, ky i fundit, ka një kontratë të vlefshme deri në fund të sezonit, pra deri në verën e 2024-tës. Në mbyllje të aventurës me 14 herë kampionët e Champions League, Ançelotti pritet të marrë drejtimin e përfaqësueses braziliani të futbollit.