Real Madrid ndalet në kampionat, Ançelotti rrezikon të dënohet me 4 ndeshje

Sport

Tjetër ndalesë për Real Madrid në kampionat. Këtë herë në javën e 12-të ndaj Gironas në shtëpi. Ndeshja e luajtur në Santiago Bernabeu ka përfunduar me shifrat 1-1. Pas një pjese të parë me rrjeta të paprekura, në të dytën, konkretisht në minutën e 70-të, Vinicius Junior, I asistuar nga Fede Valverde, e dërgoi topin në fundin e rrjetës.

Mirëpo, 10 minuta më vonë, do të ishte momenti I miqve, të cilët rikthyen gjithçka në barazpeshë nga pika e bardhë e penalltisë me anë të Stuanit. 11 metërshi I akorduar me VAR, ka shkaktuar shumë polemika në radhët e Los Blancos.

Ishte pikërisht trajneri Carlo Ançelotti që ka folur për një moment të tillë në konferencën për shtyp. Tekniku italian nuk I kurseu kritikat rreth gjykimit. Për këtë arsye, sikurse raportojnë mediat spanjolle, Ançelotti rrezikon të dënohet nga Disiplina me 4 ndeshje përjashtim nga aktiviteti.

Megjithatë, pavarësisht barazimit, Real Madrid vazhdon të mbetet në krye të La Ligas me 32 pikë në 12 javë, ndjekur nga Barcelona me vetëm 1 pikë më pak. Katalanasit arritën një fitore minimale 1-0 në fushën e Valencias, me golin e shënuar nga Ropbert Leëandoëski në të 3-tën minutë të shtesës. Polaku ka realizuar 13 gola këtë edicion në La Liga. Shtatlarti e ka dërguar një top në rrjetë, për çdo 32 prekje të topit. Kjo është mesatarja më e mirë për gol nga një sulmues në kampionatin spanjoll që nga sezoni 2005/06-të.

Më tej, Atletico e vendit të 3-të është mposhtur në transfertën e Cadiz me rezultatin 3-2. Kjo ishte humbja e 3-të sezonale për skuadrën e Diego Simeones, që ndan po të njëjtën kuotë pikësh me Betis-in e vendit të 4-tët, 23.