Real Madrid me mungesa të mëdha ndaj CSKA, Benzema merr shirtin e kapitenit

Sport

benzemna

Përballja e Real Madrid më kryeqytetasit rus të CSKA së Moskës nuk do të rezultojë dhe aq e thjeshtë sa mendohej për kampionët në fuqi të Evropës. Skuadra madrilene do të vuajë 3 mungesa të rëndësishme të formacionit të trajnerit Lopetegui. Sergio Ramos, Marcelo dhe Isco nuk kanë udhëtuar fare me pjesën tjetër të ekipit në Rusi, ndërkohë që shqetësime fizike ka shfaqur edhe Gareth Bale. Megjithatë, sipas asaj që raporton ‘Marca’, uellsiani me shumë gjasa do rikuperohet deri përpara sfidës dhe do të jetë në fushë për të udhëheque ‘los blancos’. Në mungesë të Ramos e Marcelo, shiritin e kapitenit do të marrë sulmuesi Benzema, nga i cili pritet shumë në sfidën ndaj CSKA-s.

Julen Lopetegui
Mesfusha pritet të formohet nga treshja e zakonshme, Kroos-Casemiro-Modric. Ndërsa në sulm, e sigurtë për momentin mbetet vetëm prezenca e Benzema. Trajneri Lopetegui thuhet se në këtë sfidë mund të përqëndrohet edhe te Dani Ceballos, tek i cili tekniku 52-vjeçar shpreson të marrë më të mirën, duke parë edhe performancën e mirë të tij në minutat e luajtura në derbin ndaj Atleticos. Dilemat e lojtarëve që do jenë pjesë e formacionit titullar, Lopetegui pritet t’i qartësojë pas stërvitjes së parë të skuadrës madrilene në stadiumin ‘Luzhniki’.