Zinedine Zidane, trajneri i Real Madrid
“Ne duhet të fokusohemi në atë që po bëjmë mirë dhe jo në një apo dy rezultate të negative së fundmi. Kjo sfidë është Real Madrid – Manchester City dhe jo Zidane kundër Guardiolës. Ajo se çfarë njerëzit duan të shohin është një ndeshje futbolli mes Madridit dhe Cityt. Është një sfidë interesante padyshim. Kjo është n jë javë speciale. Lojtarët duan t’I luajnë këto lloj ndeshjesh. A është Guardiola trajneri më i mirë në botë? Ai e ka treguar këtë tek Barcelona, Bayern dhe tani tek Manchester City. Janë mjaft trajnerë të mirë në qarkullim, mirëpo Pep është më i miri. City është një kundërshtar me shumë cilësi, me mjaft forcë, përfshirë këtu edhe kontrollin e topit që kanë. Gjithsesi kjo është sfida që ne duam dhe kjo është ajo që ne na intereson më tepër”.
Sergio Ramos, kapiteni i Real Madrid
“Champions League është një kompeticion I veçantë për ne. Në momentin që dëgjojmë himnin, është një motivim më shumë për të gjithë ne dhe për të gjithë tifozët tanë. Nuk është rastësi rekordi që ne kemi në Champions League. Futbolli është një lojë që varet nga rezultatet. Skuadra nuk ka ndryshuar, por ne humbëm një ndeshje ndaj Levantes, megjithëse luajtëm mirë. Ekipi po i bën gjërat mirë. Tani është momenti I së vërtetës në Champions, dhe gjithashtu El Clasico po vjen, kështu që është koha e duhur për të treguar aftësitë dhe potencialin tonë. Nuk është koha të ndihemi keq me veten tonë. Guardiola është një trajner fantastik, por ne jemi të motivuar në Champions League, pavarësisht se cili është kundërshtari jonë”.
Pep Guardiola, trajneri i Manchester City
“E di që kjo është një mundësi për ne ndërkohë që jemi në këtë fazë të Champions. Do të kemi përballë mbretin e Champions League, kështu që e dimë nivelin e sfidës që na pret. Do sfidohemi me më të fortët. Ne kemi fituar 2 tituj kampion radhazi dhe kjo tregon sa e mirë është kjo skuadër. Jemi të gatshëm për të luajtur ndaj tyre, të fitojmë dhe të jemi në nivelin e këtij kompeticioni. Në këtë garë duhet treguar forcë dhe kualitet, sigurisht edhe fat. Ajo që ne mund të bëjmë është të luajmë sa më mirë të jetë e mundur dhe më pas të shohim. Duhet të kemi një përqendrim maksimal gjatë lojës sonë dhe rreth asaj se çfarë duam të bëjmë. Të kemi edhe pak fat për gjërat që ne nuk i kemi në dorë. Megjtihëse për këtë nuk do të shqetësohem, sepse kjo është diçka që ne nuk mund ta kontrollojmë dot”.
David Silva, mesfushori i Manchester City
“Champions League është shumë e rëndësishme për ne. Jo vetëm këtë sezon, por edhe më parë ne kemi dashur ta fitonim këtë kompeticion, megjithëse nuk ia kemi dalë. Të luash kundër Real Madrid-it është një motivim më tepër. Ne duhet të jemi vetvetja, të luajmë ashtu sikurse kemi bërë sezonet e fundit, të jemi agresivë, të krijojmë raste dhe të kontrollojmë lojën. Nëse këtë e bëjmë në mënyrën e duhur, atëherë them se do zhvillojmë një ndeshje të madhe. Çdo përballje në këtë kompeticion është e rëndësishme. Në vitet e fundit në kemi fituar titullin kampion dy herë radhazi, gjë që është mjaft e komplikuar, ndërsa këtë sezon Liverpool është I pandalshëm. Kështu që na duhet të fokusohemi në të tjera kompeticione”.