Real Madrid, lëndohet një nga futbollistët kryesor, humbet finalen e Champions League-ës

Sport

caraarrakjh

Lajme të këqija për Zinedine Zidane, Dani Carvajal ka pësuar një lëndim të gradës së dytë në muskujt kofshës dhe me shumë gjasa e ka mbyllur sezonin. Shtypi spanjoll ka raportuar të enjten se mbrojtësi i krahut të Realit të Madridit ka pësuar një tërheqje që mund ta mbajë atë larg fushe për 3 deri në 4 javë. Carvajal e nisi përballjen me Atleticon si titullar, por nuk mundi ta përmbyllë për 90 minuta të plota, pikërisht për shkak të këtij lëndimi. Me rezultatin 3-0 Reali është praktikisht me një këmbë në finalen e Cardifit, që diskutohet më 3 qershor, por me shumë gjasa Carvajal nuk do të jetë i gatshëm. “Analizat mjekësore kanë treguar një tërheqje të shkallës së dytë në bicepshin femoral të këmbës së djathtë” – njoftoi për mes një deklarate për shtyp klubi madrilen. Me këtë lajm të keq, Zidane detyrohet të disktuojë momentin më vendimtar të sezonit me vetëm 4 mbrojtës, Marcelo, Sergio Ramos, Jose Nacho dhe Raphael Varane, ku ky i fundit sapo është rikthyer nga një lëndim i vështirë muskulor. Në La Liga momenti është kritik, pasi Barcelona ndodhet në vendin e parë dhe Reali ka një ndeshje për të rikuperuar, kjo e gjitha duke pasur edhe Champions League-ën në mendje. Ndërkohë analiza të ndryshme sportive kanë zën vend në shtypin spanjoll ku diskutohet edhe njëherë mënyra e stërvitjes, angazhimi dhe sforcimi i lojtarëve në kampin e Zidane, i cili ka humbur për shkak lëndimesh muskulore edhe Gareth Bale-in. Sidoqoftë francezi ka në dsipozicion Ronaldon, që e ka treguar gjithmonë se kur i kërkohet, di ta nxjerrë dhe i vetëm skuadrën nga situata.