Real Madrid, lëndohet Jesus Vallejo, Lopetegui pa alternativa në mbrojtje

Sport

cxcJesus Vallejo
Të tjera lajme të këqija për karrierën e Jesus Vallejos te Reali i Madridit. Pas një sezoni debutues, totalisht të dobët vitin e kaluar, 21-vjeçari ka vuajtur një tjetër lëndim duke vënë në pikëpyetje prezencën e tij në “Trofeun Bernabeu” dhe madje edhe në Super-Kupën e Evropës. Gazeta AS analizoi të enjten se Julen Lopetegui i ka keq punët me prapavijën dhe kjo gjë u pa qartë në përballjen me Romën e vlefshme për turneun amerikan Internationals Cup. Organika e 13 herë kampionëve të botës është e pa-plotë, pasi pjesa më e madhe kanë qenë të angazhuar në botëror dhe për rrjedhojë i kanë nisur më vonë pushimet. I gjendur në të tilla situata Lopetegui shpresonte të alternonte në mbrojtje Vallejon dhe Varane, por spanjolli ka pësuar një lëndim muskulor të gradës së dytë dhe do të qëndrojë larg fushe për së paku 4 javë. Në sfidën me Romën, të fituar 2-1, Reali luajti me Marcos Llorenten e kthyer në prapavijë. Ky është një lajm tejet negativ për karrierën e Vallejos i cili vitin e kaluar u lëndua 4 herë dhe mungoi për më shumë se 17 ndeshje të La Ligas. Mungesa e 21-vjecarit shkurton alternativat për Lopeteguin, i cili të shtunën do të diskutoi turneun Bernabeu dhe më pas javën tjetër përballjen derbi të Super-Kupës kundër Atleticos.