Real Madrid, kulmi i pasurisë së klubeve botërore

Sport

Satellite
Vërtet nuk fitoi asgjë në sezonin e kaluar, megjithatë Real Madridi vazhdon t’i shohë të gjithë nga lart, në renditjen e klubeve më të pasura të botës. Ky është përfundimi i revistës “Forbes”, sipas një vlerësimi të bërë për klubet sportive, në bazë të të drejtat televizive, marketingut, pasurive të paluajtshme, si dhe vlera e lojtarëve të skuadrës.
Në renditjen e klubeve sportivë më të pasur në rang botëror, madrilenët kryesojnë me vlerën e 3.26 miliardë dollarëve. Ata kanë lënë prapa krahëve dy skuadra të futbollit amerikan, si Dallas Cowboys që vlen 3.2 miliard dollarë dhe New York Yankees, me vlerë 3.2.
Duhet zbritur në vendin e katërt për të gjetur klubin tjetër spanjoll, Barcelonën, që vlerësohet 3.16 miliardë dollar, si për të konfirmuar se futbolli spanjoll servir klubet më të pasura në nivel europian. Kampionët e Europës krenohen me të qenit klubi më popullor në botë me mbi 15 milionë ndjekës në Twitter dhe 86 milionë fansa në Facebook.
Ndërsa, një pozicion më poshtë është Manchester United, me 3.1 miliard dollarë. Për të gjetur një tjetër skuadër europiane në renditjen e pushtuar nga skuadrat amerikane, duhet të zbresësh deri në vendin 11-të, ku gjendet Bajerni i Mynihut, me vlerën e 2.35 miliardë dollarëve.
Kurioz është fakti që përsa i takon sportit italian, vetëm Ferrari ka arritur të hyjë në 50-shen e parë, teksa mban vendin e 32-të me vlerën e 1.35 miliardë dollarëve.