Real Madrid kualifikohet në finalen e Superkupës së Spanjës. Në gjysmëfinale, Los Blancos, mposhtën Mallorcan, me rezultatin 3-0. Rastet më të rëndësishme të sfidës ndodhën në pjesën e dytë, teksa ai që shënoi të parin, ishte Jude Bellingham në minutën e 63. Në 2 muajt e fundit, Bellingham është mesfushori me më shumë gola në 5 ligat kryesore të Europës, plot 9 finalizime. Në këtë mënyrë, 21 vjeçari është duke rivalizuar me sulmuesit elitarë të kontinentit. Më tepër nga britaniku kanë shanuar Schick Isak dhe Salah, me nga 10, 11 dhe 12 gola. Më tej, për t’u rikthyer tek sfida, goli i dytë i Realit, erdhi si një dhuratë e dhënë ngë lojtarët e Mallorcas, teksa në minutën e 92, Valjent, në tentativë për të hequr topin, realizoi autogol në portën e tij. Më pas, 3 minuta më vonë, për Los Blancos do të shënonte edhe Rodrygo. Në finale të Superkupës, Reali do të luajë ndaj Barcelonës, me dy gjigantët spanjollë, që po bëhen kësisoj gati, për El Clasicon e dytë të sezonit. Në fakt, kjo do të jetë finalja e tretë radhëzi në Superkupë mes Realit dhe Barcelonës. Në dy të parat, secila ka nga një fitore. Duhet theksuar gjithashtu se me formatin e ri të kompeticionit, duke nisur që nga viti 2020, Real Madrid ka fituar 3 tituj nga 5 të mundshëm. Finalja do të luhet të Dielën mbrëma në Jeddah të Arabisë Saudite.