Real Madrid kualifikohet në çerekfinale të UEFA Champions League. Në 1/8-tat, Los Blancos, mposhtën me penallti rivalët historikë të qytetit, Atleticon. Pas fitores së ngushtë 2-1 në Santiago Bernabau, Reali udhëtoi drejt Estadio Metropolitanos me epërsinë e një goli, teksa në shtëpinë e Atleticos do të ishte një betejë e vërtetë.
Los Rojiblancos fituan 1-0, me golin që u shënua në sekondën e 27 të ndeshjes, nga Conor Gallagher. Mesfushori u bë lojtari i parë anglez në histori që shënon në derbin e Madridit, mes Atleticos dhe Realit në të gjitha kompeticionet.
Megjithatë, ky do të ishte njëkohësisht edhe goli i fundit i ndeshjes. Pas 120 minutave, gjithçka u mbyll në barazpeshën totale 2-2, kështu që skuadrat iu drejtuan pikës së bardhë të penalltisë. Nga Ruleta ruse fitoi Reali, me rezultatin 4-2. Kjo ishte hera e katërt që Reali është kualifikuar nëpërmjet penalltive në Champions, më shumë se çdo skuadër tjetër e kompeticionit.
Në të pestat raste raste që Reali dhe Atletico janë përballur në Champions që pas vitit 2014, Los Blancos ka mundur të dalëin triumfues në të gjitha rastet.
Teksa Atletico eliminohet, Real Madrid vazhdon rrugëtimin në çerekfinale, atje ku do të përballet me skuadrën e Arsenalit, në datat 8 dhe 16 Prill.