Real Madrid, kryeministri Rajoy thotë se nuk do të donte ta shihte Neymarin me Realin

Sport

Mariano Rajoy

Çështja e shumpërfolur e merkatos “Neymar te Reali” ka përfshirë së fundmi edhe politikën. Kryeministri Spanjoll, Mariano Rajoy ka thënë të tijën rreth duelit Real Madrid-PSG, por edhe telenovelës më të mërzitshme të merkatos. Në një vizitë në ambientet e gazetës AS, zyrtari i lartë i shtetit spanjoll foli hapur si një tifoz madridista. Rajoy, i cili abonohet rregullisht në Bernabeu që prej vitit 1986, është shprehur se Zinedine Zidane mund ta eleminojë PSG dhe të kthejë gjithcka në rrugën e duhur. “Kurrë kampionët nuk duhen nënvlerësuar, edhe nëse ndeshja e parë nuk shkon mirë, kjo fazë parashikon dhe të dytën” – është shprehur Rajoy. Duke u zhveshur nga cilësia e Kryeministrit, 62-vjecari u kthye në një analist sportiv teksa tha se te PSG nuk janë vetëm sulmuesit ata që bëjnë diferencën. Këtu Rajoy përmendi emrat e Verrattit, Rabiot apo dhe të argjentinasit Lo Celso, si elementë që mund të bëjnë diferencën. 62-vjecari përmendi edhe Di Marian, i cili si një ish mund t’i kuptojë më mirë Los Blancos. Ndërkohë duke folur për Neymarin, kryeministri spanjoll tha shkurt, prerë dhe qartë: “Jo! Unë s’do doja ta shihja Neymarin me fanellën e Madridit”. E pra ajo që shkruhet në gazeta nuk përcillet dhe aq nga tifozët e thekur të Realit. Neymar si një ish-katalanas nuk mirëpritet në Bernabeu.