Real Madrid ndalet sërish në kampionat. Në javën e 19-të, Los Blancos barazuan në shtëpi me rezultatin 0-0 ndaj Real Sociedad. Një rezultat ky që la një shije të hidhur në “Santiago Bernabeu”, sepse hendeku me vendin e parë që mbahet nga Barcelona tanimë ka shkuar në 5 pikë dhe mbrojtja e titullit po I ngjan një misioni thuajse të pamundur.
Një ndër lojtarët madrilen që u përpoq të linte gjurmë ndaj ekipit bask ishte Vinicius Junior, të cilit nuk I munguan rastet për të shënuar, por nuk ia doli dot që ta dërgonte topin në rrjetë.
Ndaj Sociedadit, braziliani kompletoi 9 driblime të suksesshme. Ky është rekordi më I lartë I vendosur nga një lojtar në La Liga që prej sezonit 2005/06.
Në rrethana si këto, pas këtij barazimi, Reali numëron 42 pikë në tabelë, 5 më më pak sesa Barcelona e vendit të parë. Në javën e 19-të, katalanasit u mjaftuan me një fitore minimale 1-0 ndaj Gironas në transfertë. Kjo ishte ndeshja e 3-të radhazi e Barcelonës në të gjitha kompeticionet, e fituar me rezultatin 1-0, diçka që për skuadrën blaugrana nuk kishte ndodhur asnjëherë që prej vitit të largët 1980-të.