Ndonëse jemi rreth një muaj larg merkatos së verës, Real Madrid kompleton përforcimin e parë. Fjala është për mbrojtesin e qendrës, Antonio Rudiger. Edhe pjese ende jo në rrugë zyrtare, lojtari tashmë konsiderohet pjesë e Los Blancos. Sikurse raportojnë mediat ndërkombëtare, Rudiger ka pranuar kushtet e Merenguez dhe në Santiago Bernabeu do firmosë një kontratë 4 vjeçare.
Më herët, largimin e Rudiger nga Chelsea e konfirmoi edhe vetë trajneri i Bluve të Londrës, Thomas Tuchel, i cili u shpreh se vetë futbollisti ia kishte bërë të ditur vendimin që kishte marrë mbi të ardhmen.
Pjesë e Chelsea që prej 2017-tës, Rudiger do largohet nga Stamford Bridge pas 5 sezonesh, aty ku të fitoi trofe të rëndësishëm, por kulmin e arriti në edicionin e kaluar, teksa u shpall kampion Europe, duke mposhtur Manchester Cityn në finale.
Rudiger padyshim që mund të konsiderohet një përforcim i jashtëzakonshëm për Real Madrid, aq më tepër që po vjen pa asnjë kosto. Momentalisht, vlera e qendërmbrojtësit në tregun e merkatos cilësohet deri në 35 mln euro.
Shtatlarti pritet të kthehet në një element të rëndësishëm për zemrën e mbrojtjes madrilène, aty ku partner mund të ketë Eder Militaon, ndërsa mundësitë janë shumë të mëdha që David Alaba të spostohet në krahun e majtë të prapavijës.