Real Madrid kërkon të mbyllë sa më shpejt tratativat për Eden Hazard!

Sport

hzrdd
E ardhmja e Eden Hazard duket të jetë tek Real Madrid. Kjo lëvizje tashmë nuk përbën ndonjë lajm teksa të dyja palët kanë shprehur dëshirën për t’u bashkuar, ndërsa edhe Chelsea është e gatshme ta lejojë lojtarin të largohet nëse plotësohen dëshirat ekonomike të drejtuesve londinezë. Megjithatë tek Reali janë të vendosur që të mbyllin gjithçka përpara përfundimit të këtij sezoni. Siç raporton ‘Marca’, spanjollët po këmbëngulin që të arrijnë sa më shpejt një marrëveshje për transferimin e belgut, për arsye që më shumë lidhen me lëvizjet financiare dhe bilancet që deklarohen në fund të sezonit aktual. Një lëvizje që provon se veç Hazard, në verë tek Real Madrid do të afrohet edhe një emër tjetër i madh.

 wMRK jB 400x400

Sa i përket yllit të Chelseat, për kartonin e tij duhen më shumë se 120 milionë euro. Të paktën kaq është pretendimi për momentin nga ana e ‘bluve’ të Londrës. Megjithatë në tratativat që po zhvillohen prej disa kohësh, drejtuesit e Realit pretendojnë që ta ulin këtë çmim të paktën deri në 100 milionë euro, duke shfrytëzuar këtu dëshirën e lojtarit. Ndërsa nuk përjashtohet mundësia që për të lehtësuar kalimin e Hazard në ‘Santiago Bernabeu’, të përdoret edhe kartoni i Mateo Kovacic, lojtar i ‘los blancos’, por që aktualisht luan si i huazuar tek Chelsea, ku dhe kroati ka shprehur dëshirën e tij për të vazhduar më tej karrierën.