Real Madrid, kalimi i Jamesit te United mund të zyrtarizohet brenda javës

Sport

jamesss

Marrëveshja e Manchester United me James Rodriguezin do të zyrtarizohet brenda kësaj jave, kështu të paktën pretendojnë raportime të ndryshme në Kolumbi. Gazeta spanjolle AS, citoi radion kolumbiane Caracol, teksa raportoi të hënën se marrëveshja me Djajtë e Kuq do të bëhet publike pas ndeshjes me Malagan të dielën, ndeshje që përmbyll edhe sezonin e Realit. James prej kohësh thuhet se e ka pasur të vështirë ta pranojë faktin se Zidane e konsideron si alternativë të dytë në formacionin e parë. Lëvizjet për të kanë qenë të shumta, por si duket vetëm Manchester United është e aftë të ofrojë plot 75 milionë euro për të. Rodriguez këtë sezon ka luajtur 32 ndeshje, kryesisht si zëvendësues. Sidoqoftë ai ka mundur të shënojë 11 gola de 13 asiste. Por ndërkohë që në Kolumbi thonë se lëvizja drejt United-it do të zyrtarizohet brenda kësaj jave, AS thotë se te klubi i Realit nuk kanë ndërmend ta bëjnë publike këtë lëvizje përpara finales së Cardiffit, pra 3 qershorit. Në sfidën e së dielës me Sevillan, James u pa teksa përshëndeste tifozët. Shtypi spanjoll theksoi se kjo mund të ketë qenë ndarja përfundimtare me tifozët e Los Blancos, tifozë të cilët e kanë mbështetur gjithmonë talentin e kolumbianit. Ndërkohë një kontratë me Adidasin, që e detyron atë të mbajë të veshur numrin 10-të, pritet të hapë jo pak probleme te United, atje ku këtë numër e mban kapiteni Rooney. Për këtë në Angli janë nxitur spekulimet se ky i fundit mund të jetë drejtë largimit.