Real Madrid tashmë ka mundësi të ngjitet në vendin e parë të kampioatit në Spanjë. Në javën e 15 të La Ligas, Los Blancos triumfuan 2-0 ndaj Getafes në Santiago Bernabeu, me golat e shënuar nga Jude Bellingham dhe Kylian Mbappe. Ky i fundit, ka shënuar 5 gola në shtëpi këtë sezon, më shumë se çdo lojtar tjetër në Spanjë, ndërsa në këtë drejtim është barazim me Vinicius Junior, Raphinha dhe Robert Leëandoëski.
Kështu, Reali ngjitet në kuotën e 33 pikëve në kampionat, në vendin e 2, vetëm 1 pas Barcelonës. Mirëpo, madrilenët kanë një ndeshje të prapambetur me Valencian, kështu që pozicionet në renditje mund të ndryshohen.
Sa i përket Barcelonës, në javën e 15, katalanasit u mposhtën në mënyrë surprizuese, 2-1 nga Las Palmas në shtëpi. Kjo ishte disfata e dytë në 3 ndeshjet e fundit të kampionatit për skuadrën e Hansi Flick, që tashmë nuk fiton në 3 javë të njëpasnjëshme në La Liga. Megjithatë, tekniku gjerman, ka mohuar çdo justifikim, por ka bërë thirrje që ekipi të mobilizohet për ndeshjen e radhës.
Ecuri të mirë në Spanjë po kalon edhe Atletico Madrid. Los Rojiblancos vijnë nga 4 fitore të njëpasnjëshme, me të fundit të regjistruar ndaj Valladolid, me rezultatin 5-0 në transfertë.