Ndonëse është vetëm 22 vjeç Aurelien Thchouaemi ka nisur të trazojë merkaton. Me shumë mundësi, mesfushori do largohet këtë verë nga Monaco, mirëpo vijon të mbetet e paqartë e ardhmja e tij.
Pavarësisht mediat ndërkombëtare më tepër flasin për një transferim tek Real Madrid, një gjë e tillë nuk mund të konsiderohet edhe shumë e sigurt. Këtë e ka konfirmuar vetë lojtari, I cili është shprehur se përveç Los Blancos, po ashtu, një klub për të cilin ka një konsideratë të jashtëzakonshme, është edhe Liverpool.
Në këto kushte, nuk përjashtohet as mundësia, që gjatë këtij afati kalimtar, Tchouameni të bëhet pjesë e The Reds.
“Më pëlqejnë të dyja skuadrat, si Real Madrid, po ashtu ehe Liverpool. I ndjek të dyja kampionatet, si atë spanjoll dhe anglez. Secila ligë ka vështirësinë e vetë të të luajturit, megjithatë, unë nuk mendoj se e kam problem një gjë të tillë. Thjesht kam nevojë për pak kohë sa të përshtatem”, ka thënë francezi.
Tchouameni ka një kontratë deri në vitin 2024 me Monacon dhe vlera e tij në tregun e merkatos për momentin cilësohet deri në 40 mln euro. Duke u bazuar këtu në raportimin e mediave të huaja, janë Los Blancos ata që e kanë bërë hapin e parë në drejtim të lojtarit. Kampionët e Spanjës, janë të gatshëm të ofrojnë deri në 80 mln euro në drejtim të Monacos për të siguruar shërbimet e lojtarit në fjalë.
Megjithatë, gjithçka mbetet e paqartë, sidomos duke marrë parasysh edhe vetë fjalët e futbollistit, i cili mesa duket, kërkon t’i bëjë mirë llogaritë, përpara se të marrë një vendi final për të ardhmen e tij.