Real Madrid i vendos kusht sulmuesit Kylian Mbappe

Sport

Real Madrid nuk ka hequr dorë nga Kylian Mbappe, por klubi spanjoll i ka vendosur një afat të caktuar lojtarit. Francezi, ka një kontratë të vlefshme me PSG, deri në fund të sezonit dhe paralelisht nuk kanë munguar zërat, se sulmuesi mund të riovojë me klubin parizien.

Në një situatë si kjo, mediat e huaja shkruajnë se në Janar, Real Madrid do të bëjë ofertë për Mbappe, por njëkohësisht i ka komulikuar lojtarit, se ka afat deri në 15 Janar për të dhënë një përgjigje përfundimtare, nëse do të vendosë të transferohet në Santiago Bernabeu, apo do të qëndrojë në Parc des Princes.

Në kushtë si këto, në rast të një përgjigjeje negative nga ana e lojtarit, gjithmonë sipas shtypit të huaj, Real Madrid do të ndryshojë destinacion dhe do të herë dorë përfundimisht nga nënkampioni i botës. Thënë këtë, nëse nuk arrijnë dot tek Mbappe, madrilenët kanë një Plan B dhe ai quhet Erling Haaland. Mediat e huaja bëjnë me dije se në kontratën që sulmuesi ka me Manchester Cityn, ekziston një klauzolë largimi prej 200 milionë eurosh, e cila pritet të bëhet e velfshme në verën e 2024-tës. Kjo është një nga arsyet që nga ana tjetër, City kërkon të rinovojë me norvegjezin, për të bërë të pavlefshme pikërisht klauzolën e largimit.

Se ç’do të ndodhë me lojtarët e sipërpërmendur, kjo mbetet për t’u parë, por e sigurt duket se Real Madrid po përgatitet të zbarkojë një tjetër galaktik në Santiago Bernabeu.