Real Madrid, gjendja e Marcelos shqetëson Zidane-in, që mund të ndryshojë skemë prej tij

Sport

Marcelo

PSG-Real Madrid luhet më 6 mars, por Zidane ka që tani dilema për sa i përket formacionit. Gazeta AS raportoi gjatë javës se Marcelo mund të mos jetë në gjendje fizike për të luajtur ndeshjen e kthimit me francezët. Fitorja 3-1 nuk jep shumë garanci, kjo duke patur parasysh elementët që skuadra e Unai Emery ka. Këtë gjë thuhet se Zidane e di mirë dhe po shqyrton të gjitha alternativat. Në përballjen me Betisin në fundjavë, Marcelo ndjeu shqetësime muskulore. Gazeta AS analizoi tre mundësi ku Reali i Madridit mund të mbështetet. Fillimisht është alternativa më e mundshme. Nacho. Mbrojtësi është lëvizur shpesh nga qendra në krahë të mbrojtjes dhe deri më tani është lojtari që ka dhënë më tepër qendrueshmëri, edhe pse eliminimi në Copa Del Rey erdhi edhe për shkak të tij. Gazeta shkon më tej duke argumentuar se Nacho ka më tepër besim nga Zidane, kjo sepse Theo Hernandez nga ana tjetër nuk ka bindur në asnjë moment në Madrid dhe mbetet zëvendësues i zëvendësuesve. Por çfarë ndodh nëse të dy këta lojtarë nuk e bindin trajnerin e Realit të Madridit për t’u përballur me PSG? Atëherë gazeta AS thotë se Zidane po mendon të përdorë një formacion me tre mbrojtës, diçka kjo me shumë rrezik duke patur parasysh se përballë do të jenë Mbappe-Neymar dhe Cavani. Gjithsesi deri më 6 mars ka ende kohë dhe Zidane do të kryejë të tjera prova, por që e gjitha do të varet nga gjendja e Marcelos.