Sipas mediave spanjolle, Real Madrid ka nisur negociatat zyrtarisht me Nejmar dhe kë kërkuar nga ky i fundit që të tregojë kushtin që do ta bënte të ndryshonte mendje dhe të kalonte në Madrid duke tradhtuar Barcelonën. Përgjigja e brazilianit ka qenë një kërkesë ekonomike që për shumëkënd do të cilësohej e çmendur. Lojtari ka kërkuar 35 milionë euro neto në vit, të cilave po t’u shtohen taksat arrin shifra të frikshme për çdo klub.
Por të njëjtat burime theksojnë se Reali është i gatshëm të paguajë këtë shumë, 175 milionë euro në 5 vite që do të ishte kohëzgjatja e kontratës së Nejmar, pasi e cilëson një futbollist që mund të bëjë diferencën. Tani mbetet që oferta të konkretizohet dhe në bisedime të përfshihet edhe PSG që gjithashtu kërkon shifra të larta për të bërë realitet transferimin.