Real Madrid gati të bëjë çmendurira për…

Sport

rmd
Marcus Rashford është emri i radhës që shfaqet në listën e objektivave të Real Madrid në merkato. Talenti i Manchester United ende nuk ka arritur akordin e rinovimit me ‘djajtë e kuq’, të cilët kërkojnë t’i paraprijnë pikërisht ofertave nga skuadra të mëdha si kampionët e Europës në fuqi. Siç raporton ‘The Sun’, ‘los blancos’ janë gati të bëjnë një ofertë mbi 100 milionë paundë, për të bindur drejtuesit e United që ta lënë të lirë lojtarin. Problemet në sulm kanë bërë që Real Madrid të mendojë seriozisht për Rashford, me 21-vjeçarin që ndonëse është i kënaqur në ‘Old Trafford’, mund ta mendojë një ndryshim të tillë në karrierën e tij.

Dx6jO2iXgAAfZVW

Klubi spanjoll nga ana tjetër thuhet se është gati t’i ofrojë Rashford një kontratë më të mirë se ajo që Manchester United synon t’i propozojë për rinovimin. Aktualisht, sulmuesi anglez merr 60 mijë paundë në javë, ndërsa nëse firmos rinovimin, kjo shumë do të rritet në 200 mijë paundë. Nga ana tjetër, madrilenët janë të gatshëm ta paguajnë Rashford me 250 mijë paundë në javë, vetëm që ai të pranojë ofertën për të luajtur në ‘Santiago Bernabeu’. Gjithësesi, realizimi i këtij operacioni për momentin duket një mision mjaft i vështirë për Florentino Perez, pasi Rashford gëzon simpatinë e tifozëve të United dhe të shumë prej drejtuesve kryesorë të kësaj skuadre.