Pas një sezoni të suksesshëm, të jashtëzakonshëm, Karim Benzema pritet të rinovojë kontratën me Real Madrid. Sikurse raportojnë mediat spanjolle, Los Blancos kanë gati një propozim të ri për francezin. Pra, deri në vitin 2024.
Kontrata aktuale e sulmuesit me kampionët e Europës përfundon në verën e ardhshme, por merenguez janë të bindur se 34 vjeçari ka ende për të dhënë me fanellën e bardhë.
Ky sezon që sapo ka nisur, është i 13-ti për Benzema me Real Madrid dhe forma e sulmuesit në fushën e lojës ka ardhur vetëm duke u përmirësuar. Një gjë e tillë është vënë re në sezonet e fundit, sidosmos në atë të kaluarin.
Në 46 ndeshje të luajtura në të gjitha kompeticionet, Benzema arriti të shënonte 44 gola dhe të kontribuonte me 15 asist. Ndikimi i tij ishte shumë i rëndësishëm në suksesin e Realit në La Liga, por akoma më i rëndësishëm u bë në Champions League, sidomos në fazën me eliminim direkt.
Si përfundon, Benzema e mbylli sezonin me 15 gola të shënuar në Champions dhe me titullin të fituar, duke mposhtur në finale anglezët e Liverpool.
E në fakt, edhe edicionin e ri, francezi e ka nisur aty ku e la të parin, duke shënuar gola. Një gjë të tillë arriti ta bënte në finalen e Superkupës së Europës ndaj Frankfurtit. Po ashtu, kapiteni i Realit realizoi edhe në transfertën e Celta Vigos në kampionat.
Me finalizmin në Superkupë, Benzema arriti në kuotën e 324 golave me Realin, e duke u bërë golashënuesi i dytë më i mirë në historinë e Los Blancos.
Për të gjitha këto suksese, Benzema pritet të shpërblehet së shpejti. Si fillim do jetë rinovimi i kontratës, e më pas nisin çmimet e tjera individuale. Qershia mbi tortë pritet të jetë fitimi i Topit të Artë.