Real Madrid fiton trofeun e 15-të të UEFA Champions League

Sport

Real Madrid shpallet kampion Europë për herë të 15-të në historinë e klubit. Në finalen e madhe të Uembley, Los Blancos fituan 2-0 përballë Borussia Dortmund.

Pjesa e parë u mbyll me dominimin e verdhezinjve, të cilët, pavarësisht rasteve të krijuara, në fund, nuk arritën të shynonin dot. Në fraksionin e dytë, madrilenët, shënuan dy herë, me anë të mbrojtësit Dani Carvajal dhe Vinicius Junior, duke gdhendur kësisoj një tjetër moment të artë në historinë e klubit.

32 vjeç e 142 ditë, Carvajal është bërë lojtari më i vjetër në moshë që shënon në një finale të Champions League për Real Madrid.

23 vjeç e 325 ditë, Vinicius është bërë kësisoj sulmuesi më i ri që shënon në dy finale të UEFA Champions League, duke përfshirë këtu edhe golin ndaj Liverpool në 2022-shi. Braziliani ka kaluar Lionel Messin, i cili e mbante një rekord të tillë që prej 2011-tës,23 vjeç, e 338 ditë.

Real Madrid, e mbylli sezonin e Champions League pa asnjë humbje të pësuar dhe kjo gjë ndodhi vetëm për të parën herë në historinë e klubit. Një gjë të ngjashme në Spanjë e ka bërë vetëm Barcelona, në edicionin 2005/06.

Jo vetëm kaq. Mrekullitë e Real Madrid vazhdojnë edhe më tej. Që prej 2014-tës, Reali ka fituar 6 trofe të Champinos League, një më tepër sesa të gjitha klubet e tjera së bashku përgjatë kësaj kohe, Barcelona, Liverpool, Bayern Munich, Chelsea dhe Man.City.

Meritat kryesore për suksesin madhështor të Realit, patjetër që i shkojnë trajnerit Carlo Ançelotti. Italiani u bë vetëm trajneri i tretë më histori që fiton 3 tituj të Champions League me një skuadër të vetme. Pjesë e këtij rekordi janë vetëm Bob Paisley i Liverpool dhe Zinedine Zidane me Real Madrid.

Përveç kësaj, Ançelotti tashmë numëron 5 medalje të Champions League si trajner, duke thelluar edhe më shumë rekordin e tij personal.