Real Madrid kalon me sukses javën e 26 të kampionatit. Në Santiago Bernabeu, Los Blancos pritën skuadrën e Sevillas, duel që përfundoi me rezultatin 1-0 në favor të të zotëve të shtëpisë. Për të mbërritur tek goli, duhet të vinte minuta e 80, teksa këtë herë do të mendonte Luka Modriç. I ardhur nga stoli, kroati bëri diferencën në fushë për të besuarit e Carlo Ançelottit. 38 vjeç e 169 ditë, Luka Modriç është bërë lojtari I dytë më I vjetër që shënon nga jashtë zonës në La Liga, të paktën që nga sezoni 2003/04. Përpara tij në këtë aspect, qëndron vetëm Jorge Molina me dy gola të shënuar nga jashtë zonës, në moshën 40 vjeç e 15 ditë.
Përgjatë këtij edicioni futbollistik në Spanjë, Real Madrid ka arritur të sigurojë 17 pikë në 15 minutat e fundit të ndeshjes. Më mirë në këtë drejtim, ka bërë vetëm Barcelona, me 24 pikë të grumbulluara.
Më tej, për të mbetur tek statistikat, Real Madrid tashmë ka shkuar në kuotën e 11 ndeshjeve radhazi pa humbje ndaj Sevillas, duke regjistruar në këtë mënyrë ecurinë e tyre më të mirë ndaj klubit andaluzian. Ecuria më e gjatë pa humbje e Realit ndaj Sevillas është 15 takime, dhe është regjistruar përgjatë viteve 1993/2003.
Si pasojë e kësaj fitoreje, Real Madrid është ngjitur në kuotën e 65 pikëve në La Lilga dhe si pasojë kryeson me 8 pikë diferencë ndaj Barcelonës, që ndjek nga pas me 57 pikë. Në javën e 26, katalanasit fitiuan 4-0 në shtëpi përballë Getafes, ndërsa ka rënë në sy barazimi 2-2 I Atletico Madrid në transfertën e Almerias.