Real Madrid fiton ndaj Chelsea, Lampard nuk dorëzohet: Duhet të besojmë

Sport

Real Madrid fiton pastër në aktin e parë çerekfinal të Champions League ndaj Chelsea. Në “Santiago Bernabeu”, kampionët në fuqi të Europës triumfuan me rezultatin 2-0. Sfida u zhbllokua në minutën e 21, me Karim Benzema që e dërgoi topin në rrjetë, pas një pasimi të marrë nga Vinicius Junior.

Ky ishte finalizimi i 18-të i francezit në vitin 2023. Në 5 ligat kryesore të Europës, vetëm Erling Haaland ka realizuar po aq herë. Nuk mbyllet me kaq. Benzema ka vendosur një standard të lartë në Champions League ndaj klubeve angleze, duke shënuar 20 gola ndaj tyre. Vetëm Messi me 27 ka shënuar më shumë.

Në pjesën e dytë, kur kishte vetëm 3 minuta që ishte aktivizuar në fushën e lojës, në të 74-tën, Marco Asensio shënoi edhe të dytin për të zotët e shtëpisë, të ciliët kishin mbetur edhe me një lojtar më pak, pas daljes me karton të kuq të Ben Chilëell.

Ky ishte goli i 9-të i Asensios i realizuar si zëvendësues në Champions League. Asnjë lojtar tjetër në histori të kompeticionit nuk ka mundur ta bëjë diçka të tillë në momentin kur ka ardhur nga stoli.

Në përgjithësi, sfida e “Santiago Bernabeut”, u dominua nga Reali, që regjistroi plot 8 gjuajtje në portën e Chelsea vetëm në 45 minutat e para. Nuk kishte ndodhur që nga edicioni 2003/04 që Blutë të përballeshin me kaq shumë goditje drejt portës së tyre.

Kjo sfidë ishte e një rëndësie të veçantë edhe për trajnerin Carlo Ançelotti, për të cilin ishte fitorja e 35-të me Real Madrid në Champions League dhe këtë ka arritur ta bëjë vetëm në 47 ndeshje të luajtura. Thënë ndryshe, kjo përkthehet si statistika më e mirë në historinë e klubit për një trajner të Realit.

Pas përfundimit të sfidës, tekniku italian u shpreh mjaft i kënaqur me lojën e ekipit të tij, ndonëse nuk i kurseu kritikat dhe ka një mesazh për skuadrën.

“Mund të kishte përfunduar më mirë, në veçanti në minutat e fundit të pejsës së parë. Kombinimet në fazën sulmuese duhet të kishin qenë më efikase. Duhet me patjetër që të kishim realizuar të paktën edhe një gol, porn ë lojë pati mungesë energjie. Megjithatë, duhet të kënaqemi me këtë rezultat dhe njëkohësisht duhet të përgatitemi për ndeshjen e kthimit. Mendoj se në Londër do të vuajmë”, ka thënë Ançelotti, që ka dashur ta mbajë skuadrën e tij me këmbë në tokë.

Në krahun tjetër, trajneri i Chelsea, Frank Lampard nuk është dorëzuar. Numri një i Bluve beson shumë në fakton fushë për ndeshjen e kthimit.

“Duhet të besojmë, sepse gjëra të jashtëzakonshme mund të ndodhin në “Staford Bridge”. Javën e ardhshme, na pret një ndeshje e madhe. Lojtarët kanë pak mungesë besimi, pasi nuk e dinë sa kualitet disponojnë”, ka thënë ish-mesfushori.

Ndeshja ndaj Realit, ishte e 4-ta radhazi në të gjitha kompeticionet që Chelsea nuk e gjen rrugën e golit. Diçka e tillë për klubin londinez nuk kishte ndodhur që prej 1993-shit.

Akti i çerekfinales së kthimit, do të luhet të martën e ardhshme në “Stamford Brudge”, në datën 18 Prill.