Të mërkurën mbrëma, në javën e 33 të La Ligas, Los Blancos arritën një fitore shumë të rëndësishme ndaj Osasunas në transfertë, me rezultatin 3-1. Që në minutën e 12-të, David Alaba, I shërbyer nga Karim Benzema kaloi madrilenët në avantazh.
Mirëpo, vendasit do të përgjigjeshin shumë shpejt. Vetëm 1 minutë më vonë, Ante Budimir riktheu gjithçka në ekuilibër. Pas këtij momenti, miqtë nuk pranuan të shkonin me këtë rezultat në dhomat e zhveshjes dhe në të 45-tën, Marco Asensio kaloi sërish Realin në avantazh.
Në pjesën e dytë, në harkun kohor të 7 minutave, në të 52-tën dhe 59-tën, Karim Benzema gaboi dy herë radhazi nga pika e bardhë e penalltisë. Në këtë mënyrë, Benzema bëhet lojtari I parë që prej vitit 2006 në La Liga që gabon në 26 penallti brenda një ndeshje. Po ashtu, sulmuesi bëhet lojtari I parë I Realit që nga sezoni 2005/06 që gabon 4 penallti brenda një sezoni të vetëm.
Më tej, pavarësisht momentit të vështirë, Reali arriti të shënonte golin e 3-të në të 6-tën minutë të shtesës me anë të Lucas Vazquez, duke u ngjitur në kuotën e 78 pikëve. Skuadra e drejtuar nga Carlo Ançelotti, tashmë është shumë pranë titullit të 35 kampion në histori.
Ndërkohë, skuadra tjetër e Madridit, Atletico, nuk ka arritur të fitojë dot, pasi në Wanda Metropolitano u ndal në barazim pa gola nga vizitoërt e Granadas.